Translate

Sunday, October 28, 2012

Monday, October 15, 2012

Ceshtja Kolagji: Deklarata e derguar Gjyqit


Pergjigje mbi akuzat e Prokurorit Dorjan Tafilaj mbi ceshtjen Kolagji

Duke lexuar akuzen e Prokurorit Tafili menjehere duken disa gjera teper evidente.
  • Prokurori nuk ka idene mbi procedurat akademike te rregjistrimeve te studenteve dhe mbi funksionimin e brendshem te nje institucioni akademik.

  • Faktet jane shtremberuar dhe fallsifikur ne menyre sistematike dhe te rregullt nga Prokurori per te favorizuar me pa te drejte djalin e ish-gjykatesit Simon Kolagji.


I) Mbi procedurat akademike te rregjistrimeve te studenteve dhe mbi funksionimin e brendshem te nje institucioni akademik.

Ne cdo universitet, duke perfshire edhe universitetet shqiptare pas kartes se Bolonjes, ka disa kategori studentesh:
  • ●  studente vizitore: 
  • Keta jane studente qe mund te marrin kurse ne universitete te ndryshme, por diplomen e marrin ne universitetin baze.

  • ●  studente pa te drejte per te ndjekur nje diplome: 
  • Keta lloj studentesh mund te marrin kurse here pas here, por nuk kane te drejte diplome. Per te pasur te drejte diplome ata duhet te aplikojne perseri. Ketu futen gjithe studentet e Shkolles per Gjithe Jeten, Nzenes te avancuar te shkollave te mesme, etj

    ●  studente qe ndjekin nje diplome. 
  • Per me teper detaje mund te lexohet me kujdes statuti i Universitetit te Vlores ose te kerkohet informacion nga MASH.

II) Faktet jane shtremberuar dhe fallsifikur ne menyre sistematike dhe te rregullt nga Prokurori per te favorizuar me pa te drejte djalin e ish-gjykatesit Simon Kolagji.

Se pari dua te tregoj versionin tim mbi kete ceshtje dhe pastaj te kaloj mbi faktet e akuzes:

Dikur gjate vitit 2008 mbaj mend se me ka ardhur ne zyre zoti Simon Kolagji. Me ka kerkuar qe te transferohej djali i tij ne Vlore pasi Universitetin qe vazhdonte e kishte larg dhe i behej shkolla shume e veshtire. I kam shpjeguar se shperndarjen e studenteve neper shkolla e bente MASH dhe jo universiteti. Per me teper i kam thene ate qe u kam thene edhe shume prinderve te tjere “Po te jete per ne le te vijne te gjithe, por kjo varet nga MASH”. Zoti Kolagji eshte shprehur se do ta zgjidhte kete pune ne MASH. Pas disa ditesh me ka ardhur perseri dhe me ka kerkuar nje dokument ku ti shkruaja MASH se ne kishim mundesi te pranonim studente shtese ne degen e Drejtesise. Ky dokument asnjehere nuk ka qene dokument pranimi per studentin Kolagji, pasi ne nuk mund te pranonim nje student i cili nuk kishte aplikuar akoma.

Kjo ishte hera e fundit qe une degjova per studentin Kolagji ose per gjyqtarin Kolagji deri ne gusht 2010 kur zoti gjyqtar Kolagji me priste ne mbremje rreth ores 20:00-21:00 tek dera e godines. Pasi kam dale me shume kolege nga zyra zoti Kolagji me ka kerkuar te fliste me mua per nje problem. Me ka kerkuar qe meqenese djalit i kishte gjetur nje pune mbase e ndihmoja qe djali te diplomohej ne Gusht te 2010. Ja kam prere shkurt duke i thene se te mos kete merak se te gjithe ata studente qe kane marre provimet do te diplomohen.


Pas 2-3 netesh e kam gjetur perseri perpara godines rreth ores 21:00 te mbremjes duke me pritur te dilja nga zyra. Kam mbajtur kembet per disa minuta dhe e kam pyetur se perse vazhdonte dhe vinte te me takonte. Me ka shpjeguar se djali i tij ato provime nuk i kishte marre, por mbase une e ndihmoja. Kjo kerkese me eshte dukur disi e peshtire dhe e padrejte qe nje gjykates te vinte dhe te me kerkonte te beja favore per djalin e tij. I kam thene fare shkurt se djali te vente dhe te merrte provimet si gjithe shoket.

Kjo eshte e gjithe historia ime dhe kontakti im me ceshtjen Kolagji.

Me vone kam marr vesh se Kolagji kishte hedhur Universitetin ne gjyq sepse nuk i ishin transferuar dy kurse nga Universiteti Kristal. Nje akuze sa qesharake dhe e pavertete.

Se pari eshte e drejta e Universitetit prites te transferoje ate lende qe i quan te arsyeshme.

Se dyti, transferimet behen perpara se studenti fillon mesim ne universitetin e ri. Pra, ne se Kolagji nuk ishte dakord me transferimet e lendeve ne 2008, atehere nuk duhet te kishte filluar ne Universitetin e Vlores ne vitin 2008. Transferimet e lendeve 2 vjet me vone jane te dyshimta dhe jashte procedures se Universitetit te Vlores.

Te gjithe studentet ne Universitetin e Vlores kane pasur akses te plote tek rekordet e tyre akademike. Pra studenti Kolagji e ka ditur qe diten e pare qe ka filluar mesim ne Vlore se cfare notash i jane transferuar dhe cfare notash nuk i jane transferuar. Nuk kishte asnje arsye qe te pritej deri ne 2010 per te beere keto transferime.

Persa i perket akuzes se prokurorit se une i kam mohuar studentit Kolagji te drejten kushtetuese per arsim, kjo eshte qesharake. Nuk thuhet ne Kushtetute qe cdo nenshtetas shqiptar ka te drejte te diplomohet nga Universiteti Ismail Qemali i Vlores.

Personalisht jam marre me ceshtjen Kolagji vetem kur kam marre vesh se Universiteti ishte hedhur ne gjyq. Ne ate kohe kam kerkuar dokumentat e pranimit te studentit ne fjale per te pare se si ishte puna. Nuk ekzistonte asnje dokument pranimi per Kolagjin. Shpjegimi im per kete eshte se Kolagji do te kete aplikuar per te ndjekur kurse ne Vlore si student vizitor duke menduar se me vone do te mbushte aplikimin e plote. Aplikim i cili asnjehere nuk eshte mbushur. Universiteti i Vlores asnjehere nuk ka aprovuar pranimin e zotit Kolagji.

Prokurori sjell si argument qe Kolagji ka qene student i Universitetit te Vlores sepse ka pasur numer identifikimi dhe email. Te gjithe ne UV kane pasur numer identifikimi dhe email. Ketu perfshihen edhe pastrueset, stafi, etj. Te gjitha kategorite e mesiperme te studenteve jane te pajisur me email dhe numer identifikimi. Studentet vizitore duhet te kene edhe numrin e amzes (vitet e fundit me emra te ndryshem) qe jepet nga MASH, sepse kur studenti te veje perseri tek Universiteti baze duhet qe notat e transkriptit te tij te shoqerohen me kete numer amze.


Me vendimin e gjykates per bllokimin e rroges sime nga Permbarimi, ne zyre me ka ardhur 2 here Shefi i Permbarimit dhe zevendesi i tij. Te dyja heret jane perpjekur te me bindin se qe te mbyllej ky muhabet une duhet te hidhja notat e Kolagjit. Jam perpjekur ti sqaroj qe kjo per mua ishte e pamundur. Arsyeja eshte fare e thjeshte, asnje nga ne nuk mund te hidhte nota gjate simestrave shkollore te viteve 2008-2010 sepse kjo do te ishte fallsifikim. Studenti nuk ishte rregjistruar gjate ketyre simestrave dhe ne nuk kishin se si ti hidhnim notat.

U kam thene te dy zoterive se ose studenti Kolagji duhet te ri-aplikonte ne Univ. e Vlores per status studenti te rregullt dhe ne kete rivleresim te dosjes se tij te shikohej ne se keto dy lende mund te transferoheshin ose kjo ishte e pamundur dhe studenti duhej te futej ne provim dhe te merrte lendet. Personalisht per ceshtjen Kolagji kam humbur rrogen e disa muajve.

Nuk e kam idene se mbi cfare faktesh mbeshtetet prokurori kur thote se per hakmarrje une kam marre veprime arbitrare kunder studentit. Ndoshta gabimi im si Rektor ka qene se Kolagji duhej te perjashtohej menjehere nga universiteti kur u zbulua se procedura e pranimit te tij ne Universitetin e Vlores nuk ekzistonte, ishte e parregullt dhe disi e dyshimte.

Rektori nuk merret me rregjistrimet dhe me studentet dhe une asnjehere nuk jam marre me studente te vecante. Por jam plotesisht i bindur se ishte e paligjshme dhe kundra cdo llogjike akademike qe nje studenti ti transferohen disa lende pas 2-3 vjetesh. Kete nuk e kam lejuar dhe ende vazhdoj te mendoj se kam vepruar drejt.

Sinqerisht,
Tanush Shaska. 
Tetor 2012



Shenime te mevonshme:

Prokurori i ceshtjes: Dorjan Tafilaj
Gjykatesi:                 Hektor Sinanaj

Deshmitare:              Aulona Mustafaraj

Vendimi i ceshtjes sipas Gjykates Vlore

Saturday, September 22, 2012

Wednesday, March 7, 2012

Interviste me Hermes News

Prof. Shaska, pas nje periudhe me shume se 1-vjecare qe nuk jeni prononcuar per shtypin duam t’ju falenderojme qe pranuat te na jepni kete interviste.  Do te donim te dinim dicka mbi aktivitetin tuaj gjate kesaj periudhe, qofte ky aktivitet shkencor apo per komunitetin shqiptar.  

Saturday, August 27, 2011

AMS Special Session: Computational Algebraic Geometry and Applications



AMS Special Session:   Computational Algebraic Geometry and Applications
March 10-11, 2012, Tampa, Florida

Organizers: 
  • A. Elezi (aelezi@american.edu)
  • T. Shaska (shaska@oakland.edu)

Saturday, March 5, 2011

5 Mars 1991


5 Mars 2011!

Si sot 20 vjet me pare, ne 20 mars 1991 ikem nga Shqiperia me nje rimorkiator te vjeter.

Ishim rreth 800 vete. Nje jete e tere! Mbaj mend ate nate perpara se te niseshim. Ne portin e ri (sic thuhet ne Vlore) kishin ardhur Fred Zijai (futbollist i Flamurtarit) dhe Azem Hajdari. Ishte vetem 2 jave pas greves se urise. Ata po u thoshin njerezve qe nuk duhet te iknin, se duhej te rrinin ne Shqiperi per votimet qe do te beheshin.

Aty ne erresire u shkembyem. Azemi me njohu dhe me hoqi menjane dhe me tha "Po ti?". "Kam vendosur",- i thashe. "Do te iki. Tani qe u mbyll Universiteti nuk rri dot me". S'me harrohet! "Ta bafte zoti hallall", - me tha.  U perqafuam dhe u ndame. Te nesermen ne mengjes ikem!

Atehere, ata me pesimistet thoshin se Shqiperia do 20 vjet te behet. Po ku e ke ...

Ishte koha e endrrave dhe shpresave te medha!

Monday, November 15, 2010

Reflektime te ketyre diteve


Te nderuar anetare te Redaksise se Gazetes Shqiptare, te nderuar lexues. Duke qene nje njeri qe nuk i ka fort qejt mediat dhe shtypin, habitem se si fotografia ime qendroi per 3 dite rrjesht ne faqen e pare te gazetes suaj. E pranoj se me behet qejfi sepse edhe Kryeministri apo Presidenti nuk kane qene tre dite rresht ne faqen e pare.

Arsyeja per kete “popullaritet” ishte per te kritikuar mua personalisht ose per te me akuazuar se paskam perfituar disi pa te drejte. E keqja eshte se autoret e ketyre artikujve ishin disi konfuze dhe nga leximi i tyre une ende nuk kam kuptuar se perse me akuzojne.

Eshte shkruar nje liber matematike me dy autore, nje nga te cilet jam edhe une. Ky liber perdoret nga nje pjese e mire e studenteve te vitit te pare ne Universitetin e Vlores. Cili eshte problemi? Me lejoni ti ndihmoj ca keta inkuizitore. Ceshtja mund dhe duhet pare ne aspektin moral, shkencor, apo edhe ligjor. Keto tre aspekte te cilet ata qe kritikojne i bejne ca lemsh me njera tjetren.

Ne planin ligjor une them se kam cdo te drejte te shkruaj libra. Ne se ka dikush qe ka shkelur ligjin ketu jane ato kioskat rreth universitetit te cilat e shesin kete liber te fotokopjuar me 500 Leke dhe shkelin te drejtat e autorit. Kush ka fuqi le te shkruaje libra!

A kam perdorur une autoritetin tim te Rektorit per te ndikuar ne departament qe te perdoret ky liber dhe jo ndonje liber tjeter? Me sa di une Departamenti i Matematikes, si cdo departament tjeter ka nje komision ku aprovohen tekstet qe perdoren ne lendet baze. Une nuk jam pjese e ketij komisioni. Por ky problem nuk ngrihet fare sepse nuk ka ende ne Shqiperi nje liber te tille. Jo se nuk ka njerez qe s’mund ta shkruajne, por sepse nuk e kane shkruar akoma. Une, por edhe Departamenti i Matematikes mirepresim cdo lloj konkurence ne kete fushe sepse i sherben cilesise dhe shkences. Derisa s’ka liber tjeter atehere ky problem nuk ekziston.

A kam perdorur une ndikimin tim si Rektor per te futur kete lende te matematikes ne vitet e para me qellim qe te shitej libri im? Kush ka qene prezent ne Universitet vjet e tutje e di mire se programet jane bere shume me perpara se libri. Madje ne dhame Kalkulus si lende dy vitet e para, pa pasur liber dhe ishte nje katastrofe e vertete. Nga kjo u detyruam qe vendosem te shkruajme nje liber. Dhe anetaret e departamentit e dine mire se nje version i pare qarkulloi dhe une nuk isha autor. Duke pare mangesite e ketij versioni te pare dhe nevojen e madhe per kete liber une vendosa te merresha vete me kete projekt. Libri ka dale vjet ne fund te muajit Mars apo fillim te muajit Prill dhe eshte pritur me shume zell nga shumica e studenteve. Ka nje ndryshim te dukshem ne kalushmerine e studenteve midis simestrave qe kane qene pa liber dhe simestrave kur ka ekzistuar libri. Libri i Kalkulusit perdoret per Fakultetet e Shkencave, Inxhinjerise, Ekonomikut dhe Shendetit Publik dhe jo per Shkencat Humane sic thuhet ne artikujt e ketyre diteve. Ne fakt studenteve te Shkencave Humane kete vit ne ju krijuam nje lende te quajtur “Matematika per Shkencat Shoqerore” ose MAT 134 sic njihet ne UV. Studentet
e ketyre diplomave ende nuk kane nje tekst dhe ne shpresojme qe ai tekst te dale perpara fillimit te vitit akademik 2011-2012.

Dhe aspekti i fundit i anes morale eshte problemi qe eshte ngritur per cmimin. Une nuk jam ekonomist por jam marre me botime keto 10 vjetet e fundit. Ne treg ekziston “retail price” dhe “selling price” (te me fale lexuesi per mungesen e njohjes se ketyra termave ne shqip). “Retail price” eshte cmimi qe vihet fillimisht nga kompania. Ky cmim synon te kape institucionet, akademite, biblotekat, shitesit e trete te cilet mund te blejne sasi te medha per biznes. “Selling price” eshte cmimi aktual i shitjes. U vendos qe “retail price” te ishte 110 dollare. Kjo sepse AulonaPress e dergon librin ne Amazon, bibloteka brenda dhe jashte vendit, etj. Asnje student i Universitetit te Vlores nuk e ka blere librin me kete cmim. A eshte shume 5 000 leke per kete liber? Absolutisht qe jo! Kush e njeh llogjiken e botimeve e di se autori nuk perfiton gjithshka nga cmimi. Aty ka kosto per printimin, per shtepine botuese, per transportin, per lidhjen, per shitjen, etj. Per me teper qe libri ka 600 faqe, perdoret per dy lende (pra dy simestra), ka shume figura me ngjyra brenda librit, dhe ka nje format teper te madh. Te gjitha keto ja rrisin koston. Nje pjese e mire e librave te vjetshem u shiten me 3 000 leke. Dua te theksoj se nje perqindeje shume e vogel e studenteve tane faktikisht e blejne librin e Kalkulusit dhe gjithsej jane shitur vetem disa qindra kopje. 

Moralisht jam shume i qete sepse kam bere nje pune dinjitoze, nuk kam mashtruar apo genjyer njeri. Asnjehere nuk kam bere presion tek asnje student, pedagog, apo kushdo qofte qe te blejne librin tim. Mendoj se libri eshte nje ndihmese e madhe per studentet. Dhe besoj se cdo pedagog qe punon dhe shkruan nje liber me vlera shkencore per studentet duhet te shperblehet. Esnafet e tenderave dhe pazareve nuk mund te akuzojne pedagoge universiteti perse shkruajne libra. Ky eshte zanati yne! Ne as pallate nuk bejme dot dhe as leje ndertimi, prona, e gjyqe nuk rregullojme dot. Ne shkruajme nje liber dhe ja veme cmimin qe ne fillim. Kjo me duket fare e moralshme dhe jam fare i qete.

Nga ana shkencore zoti Kryetar i Akademise se Shkencave si edhe zv.Ministrja aludonin se matematika nuk duhet ne disa diploma etj, etj. Se pari fakti qe keta njerez mbajne ndonje ofiq nuk i ben ata me te afte se ne per te vleresuar se cila diplome duhet dhe cila diplome s’duhet te kete matematike si lende baze. Eshte mire te kishin permendur se e detyruar eshte edhe Gjuha Shqipe ne Universitetin e Vlores. Ndoshta zoti Kryetar duhet te mesoje se une edhe pse ne degen e Matematikes kam marre si lende universitare:  Psikologji, Filozofi, Histori e Lashte, Histori e Mendimit Perendimor, Hyrje ne Arkitekture, Anglisht I, II, II, Gjermanisht I, II, Ekonomi Globale, Shkenca Politike I, II, etj pervec lendeve shkencore si Fizika, Matematika, Kimia, Informatika, Inxhinjeri, etj. E kam fjalen per diplomen Bachelor. Une jam krenar qe jam diplomuar ne nje nga universitetet me diplomat me te mira ne bote ne “Liberal Arts and Sciences” (Artet e Lira dhe Shkence) sic eshte Universiteti i Michiganit. Perse me duheshin mua gjithe lendet e mesiperme? Apo valle ata nuk dine se c’bejne atje ne Universitetin e Michiganit? Por ja qe u dashkan disa gjera sepse ekonomia sot eshte globale dhe ka nevoje per njerez te formuar sa me mire, te cilet dine te mendojne.


Eshte fare e qarte se as Kryetari i Akademise dhe as zv. Ministrja s’e paskan kuptuar gjithe thelbin e Bolonjes i cili konsiston qe ne 3-vjecar te merret nje kulture baze e pergjithshme dhe specialitetet e vecanta e te detajuara behen ne programe masterash.

Dhe se fundi dua te komentoj mbi nje koment te Alba Malltezit e cila pak a shume justifikonte disi arrogancen ne disa nga emailet e mia. Arroganca asnjehere s’me pelqen, por me dhimbje e them se ne Shqiperi funksionon. Sepse ne nivelin qe behen disa diskutime dhe ne keto gjyqet e inkuzicionit qe behen ne shtypin tone s’ka rruge tjeter vec arrogances. Kush me njeh nga afer kupton ne emailet e mia edhe humorin, edhe sarkazmen, edhe ironine. Ne se dikush habitet kur une them se “Ky eshte libri me i mire i shkruar keto 50 vitet e fundit” atehere kete duhet ta kuptoje ashtu sic eshte thene, per te rritur interesin mbi kete liber. Dhe e verteta eshte se ne saje te ketij debati shitjet e librit ne internet jane shumefishuar keto 2-3 dite.

Ne aspektin me serioz une do te thosha se libri ka disa gabime ortografike te cilat do te korrgjohen ne botimin e dyte qe do te dale ne Gusht 2011. E vecanta e ketij libri eshte se ka nje indeks te plote, ka nje sistem referencash te plote, eshte punuar ne Latex dhe eshte nje liber i arrire nga ana formale. E reja qe une shpresoj te sjelle eshte te hedhe themelet e matematikes universitare ne Shqiperi. Difekti me i madh i programeve tona universitare i cili s’eshte kuptuar kurre nga politikeberesit dhe nga vendim-marresit ne arsimin shqiptar, eshte se ato nuk jane te integruara me njera-tjetren. Ky eshte nje difekt teper i madh qe arsimi yne universitar po e paguan rende. Ky liber synon ta korrigjoje kete gabim per drejtimin e subjektit te matematikes.  Sygjeroj me mjaft sinqeritet se edhe MASH edhe universitetet e tjera duhet ti hedhin nje sy librit pasi mund te prekin nga afer eksperiencen perendimore qindra vjecare ne dhenien e matematikes ne nivelet universitare.


Monday, November 1, 2010

Me ke po luftojme valle?

Me ke po luftojme valle?


Gjate javes se shkuar nje renditje e 12 000 universiteteve nga gjithe bota  na shkaktoi sa gezim aq edhe shqetesime. Kjo renditje behet nga organizata  mjaft te medha nderkombetare dhe me nje proces tejet te nderlikuar.  Renditje te tilla te universiteteve gjithmone kane shkaktuar diskutime te  shumta mbi vleren e vertete te tyre. Ka 4-5 renditje te tilla sot ne bote  dhe secila prej tyre perdor parametra dhe metoda te ndryshme vleresimi.

Universiteti jo Amerikan i renditur me lart ne bote ishte Universiteti i  Kembrixhit, ne vendin e 22. Gjithsej ishin 28 universitete jo Amerikane ne  100 universitetet me te mira te Botes. Nga fqinjet tane Universiteti i Bolonjes ishte renditur ne vendin 86, dhe ai i Vienes ne vendin 69.

Renditja e fundit e bere nga QS World University Rankings, një organizatë që  merret me matjen e parametrave të cilësisë së shkollave të larta, kishte  ndoshta per te paren here ne liste edhe disa universitete shqiptare. Per  cudine e shume njerezve Universiteti i Vlores ishte renditur si universiteti me i mire shqipfoles, ne vendin 5016. I dyti vinte Universiteti i Prishtines ne vendin 5901, pastaj me rradhe Universiteti i Tiranes ne vendin 9048, New  York University of Tirana ne vendin 9102, Universiteti Polis ne vendin 11459, Epoka University ne vendin 11533, dhe i fundit fare ne gjithe listen Universiteti Politeknik i Tiranes ne vendin 11996.

Personalisht e konsideroj kete renditje nje lajm jo te mire per Universitetin e Vlores, i cili synon te jete ne eliten e universiteteve te Europes dhe qe ka bere hapa serioze keto kohet e fundit ne kete drejtim. Eshte gjithashtu me vlere te permendet se aktiviteti i madh shkencor si organizimi i konferencave, botimet ne revista serioze shkencore, rekrutimi i profesoreve te huaj, etj qe kane ndodhur keto kohet e fundit ne Universitetin e Vlores ende nuk e kane dhene efektin ne renditje te tilla. Ne shpresojme qe Universiteti i Vlores vitin ne vazhdim te renditet diku midis vendeve 2000-2500 dhe ne vitin 2012 midis 1000 universiteteve me te mira te botes. Mendojme se ky eshte nje synim i arritshem.

Por, arsyeja e ketij shkrimi nuk ishte renditja e universiteteve, por reagimi i nje pjese te mire te shoqerise mbi kete lajm. Duhet theksuar se lajmi u bllokua nga mediat kryesore ne Shqiperi. Disa gazetare jane paguar qe te heshtnin kurse gazeta te tjera thjesht e bllokuan lajmin pa dhene ndonje shpjegim. Perse? Kujt nuk i intereson shperndarja e se vertetes?

Argumentat ne bllokimin e ketij lajmi kane qene nga me te ndryshmet. Midis tyre, “Rektori i Vlores i ka miq ata qe kane bere renditjen”, “Eshte e manipuluar”, etj kurse kontaktet dhe presionet karshi gazetareve qe kane  tentuar te botojne kete lajm “Mos ja u beni qejfin”, “Mos beni punen e atyre”. Telefonata nga njerez me influence e me pozite ku eshte thene hapur qe “U erdhi ne shteg tani, kete prisnin ata”. “Ata” besoj se jemi ne te  Universitetit te Vlores. Ne “te pafete”, “armiqte”, “tradhetaret”, “te pabindurit”. Po Universiteti i kujt eshte valle? Po 10 000 te rinj qe ulen ne auditoret tona, po familjet e tyre te kujt jane?

Gjate ketyre 2 diteve, emailet kercenuese dhe ofenduese per mua personalisht por edhe nje pjese tjeter te stafit jane shtuar ne menyre te ndjeshme. Perse? A i intereson shoqerise Shqiptare qe te kete universitete
te nivelit te larte? Ne se po atehere perse kjo urrejtje? Mua me duket se me shume te indinjuar ne kete rast duhet te jene ata prinder qe cojne femijet e tyre ne “universitetin e fundit te botes”. Dhe per kete faji nuk eshte i yni!

Deri dje kam menduar se jerezit jane aq te vegjel sa per te miren e punes nuk ngrihen dot mbi cmiren dhe egon personale. Se ne shqiptaret te gjithe jemi te interesuar per zhvillimin, por jane thjesht ambicjet personale te cilat na pengojne. Por pas ketyre komenteve te kesaj renditje te universiteteve kam filluar te vras mendjen se a eshte vertet shoqeria jone e interesuar per zhvillimin. A duam ne vertet zhvillimin e universiteteve? Apo mos valle ka shume ne mes tone qe u intereson kjo gjendje qe eshte?

Dhe eshte e natyrshme qe pas kesaj te pyesesh veten. C’po bejme? Me ke po luftojme? Cila eshte e keqja ne kete shoqerine tone? Sepse pas vitesh rropatjesh dhe sakrificash te medha ndjehemi te coroditur!

T. Shaska,
Rektor, Universiteti i Vlores
Nentor, 2010

Sunday, October 31, 2010

Mos u dëshpëroni nga renditja e padrejtë!

Mos u dëshpëroni nga renditja e padrejtë!

nga Tony Sheil

Kur mendoni për rezultatet e renditjes vjetore të universiteteve, kujtoni edhe Universitetin
Politeknik të Tiranës në Shqipëri.

Thursday, June 24, 2010

Jacques Calmet's talk on opening of ACA 2010


Speech at the inaugural session of ACA 2010 in Vlora, Albania


In 1991, the AMS proposed as the main goals of Mathematical sciences: