Translate

Sunday, October 31, 2010

Mos u dëshpëroni nga renditja e padrejtë!

Mos u dëshpëroni nga renditja e padrejtë!

nga Tony Sheil

Kur mendoni për rezultatet e renditjes vjetore të universiteteve, kujtoni edhe Universitetin
Politeknik të Tiranës në Shqipëri.



I renditur në vendin e 11996 sipas renditjes Webometrics (parametra online), ai është i
pozicionuar në fund të listës si universiteti i rangut më të ulët në botë sipas metodologjive të
pranuara nga të gjithë të tjerët.

Kjo është një sfidë e madhe për marrëdhëniet strategjike dhe ato me publikun për stafin e
Tiranës.

Si do t’a këshillonte dikush senatin e UPT që ai të ngjiste disa shkallë më lart në renditjen
botërore të universiteteve?

Së pari, universiteti duhet të zgjidhte se cilën renditje ia vlente të përmirësohej meqë numri i
të përzgjedhurve rritet çdo vit. Ashtu si veprohet me institucionet e shkollimit të mesëm edhe
në këtë rast renditja nuk duhet bërë me të njëjtin kut për të gjithë dhe për gjithçka.

Favoriti i përhershëm, Akademia e Renditjes së Universiteteve Mbarëbotërore – Jiao
Tong – në Shangai, mat kontributin në fushën e kërkimeve, ekselencën dhe prestigjin e
fituar. Këshilli për Vlerësimin dhe Akreditimin e Arsimit të Lartë i institutit të Renditjes së
Artikujve Shkencor për Universitetet Mbarëbotërore në Tajvan jep një kombinim tjetër duke
matur prodhimtarinë e kërkimit shkencor, influencën dhe ekselencën e universitetit në sytë e
publikut.

Instituti për Renditjen e Universiteteve në botë (QS) – njëkohësisht miku dhe armiku i
të shumtëve – që i referohet më shumë famës dhe ndërkombtarizimit si kriter vlerësimi,
preferon më shumë modelin Australian të universitetit të globalizuar. Kjo organizatë këtë
vit ka bërë të njohur Klasifikimin e saj për 2010 duke pranuar se institutet kanë qëllime që
janë të ndryshme dhe të shumëllojta kur i krahason me njëra dhe tjetrën. Këto klasifikime
vlerësojnë më drejt UPT – ato e paraqesin sylabusin e tij si mesatar dhe të përqënduar më
shumë në degë të specializuara, me pak kërkim shkencor – duke na dhënë kështu mundësinë
të kemi një tablo më të qartë për krahasimin e tij me të tjerët.

Renditja e Universiteteve e gazetës Time, e dalë në qarkullimin të Premten, përdor një
kalibër me 13 njësi treguesish që eksopozojnë intensitetin e një universiteti në fushën e
mësimdhënies dhe kërkimit shkencor është një vlerësim i përkorë që fshin çdo kriticizëm të
tepruar për ndonjë tregues të vetëm. Një tregues i ardhshëm tashmë në propozim – artikuj të
përbashkët me një autor ndërkombëtar – do të jetë një ndihmë për UPT: 75% e 16 artikujve të
tij të shkruar midis 2005 – 2010 përmbushin këtë kriter.

Në fakt, UPT do të zërë vendin e parë në botë sipas këtij kriteri.Një vlerësim më të ulët
i japin edhe Vlerësimi i Instituteve të SCImago, që mat kontributin aktual në fushën e
kërkimeve shkencore dhe Vlerësimi i depozitimeve online të artikujve shkencor nga
Webometrics, që mat praninë në dhe aksesin nga interneti të kërkimeve universitare
shkencore.

Sa për Vlerësimin Global të Universiteteve sipas Rusisë, që beson se po të dublikosh
metodologjitë e tij je në rrugën e drejtë për të fituar medalje të arta në fushën e matematikës,
do të fitosh vende në klasifikimimin mes 250 më të mirëve dhe do të kesh të sigurt karierën
tënde akademike.

Pasi të ketë përzgjedhur klasifikimin e dëshiruar senati i UPT duhet ti bëjë të njohur personit
të rektorit pozitën aktuale të tij në këtë klasifikim. Por para se të vazhdohet më tej nga ana
e rektorit është mirë të mbahet parasysh nga ana e tij rasti i Hasiym Jakupit, zv. Rektor i
Universitetit të Malajzisë në vitet 2003-2006.

Zoti Jakupi, megjithëse shumë i entuziazmuar në fillim kur universiteti i tij u rendit mes 100
më të mirëve sipas THE-QS për shkak të një keqpërllogaritje, u zhgënjye keqas kur vitin
tjetër renditja e tij kaloi 80 vende më poshtë pasi u bë korrigjimi i nevojshëm.

Strategjia e dytë është shtimi i volumit në kërkimin shkencor. Megjithëse kanë prodhuar
16 artikuj (me 38 refernca të konsultuara gjithsej) të indeksueshëm nga Webi Shkencor i
Thomson Reuters gjatë viteve 2005-2010, akademikët e Tiranës duhet të kuptojnë se nëse
dëshirojnë të jenë mes 2000 më të mirëve sipas renditjes të Vlerësimit të Instituteve të
SCImago duhet së paku të dhjetëfishojnë kontributin në volumin e kërkimeve.

Kjo nuk është ëndërr me sy hapur. Mendoni për Universitetin Jiao Tong të Shangait që në
vitin 1981 kishte prodhuar vetëm 2 artikuj shkencor të indeksueshëm dhe barazohej atëherë
me UPT. Deri vitin e fundit volumi i tij është rritur në 4988 artikuj, që e ka pozicionuar atë në
vendin e 37 në botë për universitetet sipas indeksimit të SCImago. Kjo është edhe strategjia
e preferuar nga shumë universitete kineze, që janë mes 500 më të mirëve sipas këtij kriteri të
indeksuar nga ARWU. Çdo rektor i UPT që ka haber sado pak nga kjo punë, mund ta shtojë
madje të mos të themi ta dyfishojë numrin e artikujve shkencor të shkruar nga kolegët e tjerë
gjatë postit të tij 5 vjeçar po të dojë, në jo më shumë se 4 vjet duke premtuar shpërblime të
konsiderueshme për shkrimin e tyre.

UPT duhet të përballet edhe me shkëputjen e tij prej Universitetit të Tiranës. Një shkrirje
do të shtojë renditjen e përbashkët duke e rradhitur mes 2000 të parëve sipas indeksimit
të SCImago. Shkrirjet, zakonisht kur miratohen edhe nga qeveria dhe marrin një fond të
bollshëm si pasojë, mbeten strategjia e parapëlqyer e instittucioneve europiane që kërkojnë të
përparojnë.

Ata që kanë përparuar mes 100 më të mirëve sipas renditjes së ARWU janë ata që janë
shkrirë apo hyrë në aleanca strategjike i.e – universiteti i Mançesterit, Kopenhagenit,
Helsinkit, Paris-Sud 11 dhe Paris 6 (UPMC).

Një strategji e katërt është përgatitja e një fituesi të çmimit Nobël, që unë e gjykoj si një
strategji me rrezik dhe afat-gjatë. Një laureat i Nobelit do ta shtyjë UPT mes 500 më të
mirëve sipas ARWU. Fatkeqësisht Shqipëria ka prodhuar vetëm një laureat Nobel – Nënë
Terezën, e cila fitoi në 1979 çmimin Nobel për paqen. Sidoqoftë, ky çmim nuk ndikon tek
renditja e ARWU dhe në fund të fundit nënë Tereza u shkollua nga Abacia Loreto në Irlandë.

Një aplikant interesant në renditjen e Institutit për Renditjen e Universiteteve në botë (QS)
është edhe Universiteti Mjekësor dhe i Stomatologjisë në Tokio. Me një raport pedagog –
student (4:1), UMST u vlerësua maksimalisht në parametrat e tij duke u renditur mes 300.
Nëse UPT do të pranojë propozimin e zvogëlimit të numrit të studentëve nga 9800 në 1200,
ai do të barazohet me UMST në këtë parametër.

Së fundi, pse të mos rekrutohet për postin e rektorit dikush me prestigj në arenën akademike
ndërkombëtare si bëri edhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë “Mbreti Abdullah” në
Arabinë Saudite kur punësoi Çun Fong Shih të Universitetit të Singaporit në 2008? Pastaj
kësaj mund t,i shtosh një fond të madh për të punësuar edhe 9 kërkues shkencor të tjerë, këtë
rrugë ndoqi edhe Universiteti “Mbreti Saud” po në Arabinë Saudite, gjë që e vendosi mes 400
të parëve në indeksimin e ARWU megjithëse volumi i artikujve shkencorë të prodhuar ishte
më i vogël se i 20 universiteteve australiane të marra së bashku.

Këshilla ime përfundimtare për senatin e UPT do të ishte të pranonte se renditja në vendet
e para gjykohet sipas standarteve të matshëm nga universite të klasit të parë në botë. Pyetja
e përvitshme është: cili i ngjan më shumë Harvardit? Megjithëse zakonisht përgjigjja është
vetë Harvardi, 2010 është një vit i të papriturave: sipas renditjes së QS del se universiteti i
Kembrixhit është më shumë si Harvardi.

Arritja e një klasi botëror zakonisht përkthehet me patjen e një imazh perëndimor që
barazohet me dhënien e parësive një buxheti të madh për kërkimin shkencor. Kjo është një
disavantazh për institutet teknike, kolegjet rajonale, institutet e bujqësisë dhe kolegjet e
arsimtarëve të ardhshëm edhe pse mund të kenë nje arritje të lartë në shkallë botërore.

Unë besoj se Universiteti Politeknik i Tiranës duhet respektuar në vetvete megjithëse i
renditur keqas nga biznesi i indeksit akademik.

Si edhe shumë institucione të shkëlqyera që nuk janë prezantuar në 500 vendet e para të
listave, UPT luan rolin e vet në qoshen e tij në përhapjen e njohurive dhe prodhimin e saj.
Prandaj askush nuk do të dëshironte që ky kontribut të zhvlerësohej brenda ekosistemit
botëror të arsimit të lartë.

No comments:

Post a Comment