Translate

Friday, August 2, 2013

Leter nje te marri

Leter nje te marri 




Pershendetje zoti Kryeminister,

shpresoj te jeni mire.  Megjithe padrejtesite qe ju personalisht dhe klika juaj kreu karshi meje dhe familjes sime perseri une ju uroj qe e ardhmja t'ju sjelle sa me pak telashe ju dhe familjes suaj.

Kam merak t'ju kujtoj disa gjera.  

Ne veren e vitit 2010, A. Kollozi me 2 deputete te tjere te Vlores shkuan ne zyren e M. Tafaj dhe kerkuan shkarkimin tim si Rektor. Arsyeja ishte se po te zevendesohesha une atehere do te vihej nje rektor tjeter qe do te perkrahte Kollozin per tu fituar zgjedhjet e Bashkise se Vlores ne 2011.   Une e kam konfrontuar hapur zotin Tafaj ne zyren e tij ne Shtator te 2010 per kete fakt.  Ne Tetor 2010, M. Tafaj ka derguar nje shkrese zyrtare ne Oakland University ku une punoja dhe kerkonte sqarime se perse une qe isha i punesuar ne Shqiperi lejohesha te punoja ne Oakland University. Ne Tetor 2010, Nora Malaj duke shfrytezuar lidhjet e saj me disa gazeta te majta filluan nje sulm mediatik kuder meje mbi futjen e matematikes per vitet e para ne programet universitare dhe botimin e librit tim te kalkulusit. Ju keto gjera i miratuat ne heshtje.

Po si shkuan gjerat qe atehere?  

- Ne fillim te Nentorit 2010, Universiteti i Vlores renditet ne vendin 5016 nga 12 000 universitete te botes. Ishte nje nga vendet me te larta per gjithe Ballkanin (WES ranking). Universiteti Politeknik i Tiranes ne vendin e 12 000. 
- Ne 15 Nentor une dhashe doreheqjen publike dhe kritikova strategjine tuaj dhe te ministrit Tafaj per arsimin.  Doreheqje qe pati buje anembane vendit dhe shkaktoi 2 jave mjaft te ethshme te shtypit ne Shqiperi.  
- Ne mesin e Dhjetorit 2010, vetem 3 jave me pas, Dritan Prifti beri publike videon e famshme te Ilir Metes. 
- Ne Dhjetor ne Universitetin e Vlores mberriti perseri Kontrolli i Larte i Shtetit i cili kishte vetem 3 muaj qe ishte larguar, per te kontrolluar pune  time.  
- Ne Janar 2011 pati protesta ne Tirane dhe ju urdheruat vrasjen e 4 njerezve te pafajshem. 
- Ne Maj 2011 ne zgjedhjet per bashkine e Vlores, Kollozi humbi thelle karshi kandidatit te PS-se Shpetim Gjika
- Ne veren e 2011, Kontrolli i Larte i Shtetit gjen "shkelje" ne punen time si Rektor
- Po gjate Veres 2011, Rektori i ri i Universitetit te Vlores pushon nga puna Eustrat Zhupen (i vetmi ne Universitet me doktorate ne shkencat kompjuterike (L'universita di Bari)), Nejme Gjikaj (shefe e Departamentit te Matematikes), Mimoza Xheladini (Kancelare e Universitetit), si edhe shume te tjere
- Ne Tetor 2012, Universiteti i Vlores renditet ne vendin 10 800 ne listen e universiteteve te botes. Asnje universitet shqiptar nuk eshte renditur me asnjehere aq lart sa Universiteti i Vlores ne vitin 2010.
- Ne Tetor 2012, Gjykata ne Vlore me denon me 1 vit burg sepse ne 2010 refuzova te pranoj ne Universitetin e Vlores, studentin Kolagji, djali i nje prej gjykatesve te Vlores, i cili donte te transferohej nga Universiteti Kristal. 
- Disa muaj me vone, zbulohet nga mediat italiane se Universiteti Kristal i kishte dhene diplome false Renzo Bossit, i cili nuk kishte shkelur asnje dite ne Shqiperi.
- Ne Mars 2013, ne nje gjyq sekret, pa deshmitare, pa avokat, dhe pa me lajmeruar askush denohem nga Gjykata e Vlores me 3 vjet burg per shitjen e librit te kalkulusit. Per me teper qe mua me ndalohet te drejtoj institucione te arsimit te larte per 2 vjet. Nje perpjekje e dukshme nga gjykata politike juaja per te penguar kthimin tim ne Shqiperi. 
- Ne 23 qershor 2013, ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare partia juaj peson nje deshtim spektakolar.  Ne keto zgjedhje, ne Vlore kandidohet perseri Kollozi i cili nuk merr dot mandat. Humbja e PD-se ne Vlore ka qene me e thella e gjithe periudhes se demokracise. 
- Ne daten 27 qershor, ju i perlotur pranoni deshtimin dhe jepni doreheqjen. 
- Sot ne 25 korrik shumica e krereve te PD-se te kane kthyer shpinen ty dhe PD-se.  Shume te tjere do te vijojne te distancohen nga personi juaj ne javet qe vijne. 
- Nderkohe sistemi arsimor qe ju ngritet konsiderohet nga shumica e shqiptareve si deshtimi me i madh ne te gjitha fushat per Shqiperine e pas-komunizmit.
- Historia me tutje  mbetet ende per tu pare ...

Nuk e di kush ka dale i fituar deri tani, une apo ju?   

Eshte pikerisht kjo arrogance qe ju personalisht dhe administrata juaj treguat karshi njerezve te thjeshte e cila ju kushtoi zgjedhjet. Une uroj qe qeveria e ardhshme t'ju lere te qete, por jam i bindur se  ju dhe femijet tuaj do te hiqni gjera te ngjashme me keto qe hoqa une, por te shumefishuara disa here.  


Sinqerisht,


T. Shaska 



25 korrik 2013