Translate

Sunday, August 3, 2008

Ju ftoj ne Vlore!

Nje furi akuzash e fanatizmi shpertheu disa dite me pare kunder Senatit Akademik te Universitetit Ismail Qemali te Vlores per nje diskutim prej 10 minutash qe ndodhi ne senat ne mbledhjen e dates 26 korrik 2008. Ishte nje diskutim i qete, pa ngritje zeri, pa emocione te medha.    Diskutimi ishte pak a shume ai qe ka zaptuar gjithe median shqiptare javet e fundit: a duhet ndryshuar emri i universitetit?   Kjo ishte veprimtaria e senatit tone deri diten e hene kur marrim vesh se ishte krijuar nje problem i madh mediatik. 

Monday, July 28, 2008

Cili duhet te jete emri i Universitetit te Vlores?

Ne mbremjen e dates 27 Korrik 2008, ne mbledhjen e radhes se Senatit te Universitetit “Ismail Qemali” te Vlores, si kryetar i Senatit propozova ndryshimin e emrit te Universitetit nga ‘Universiteti Ismail Qemali i Vlores” ne “Universiteti i Vlores”.  Senati aprovoi kete propozim me nje votim 8 pro nga 14 te pranishem.

Dua te sqaroj se Senati nuk ka te drejte te ndryshoje emrin e universitetit, por vetem propozon dicka te tille. Emri i universiteteve ndryshohet vetem me vendim te qeverise. Gjithashtu, eshte e nevojshme te theksoj se isha i pregatitur per nje reagim te ashper nga opinioni ne Vlore dhe tejembane trojeve shqiptare. Kjo per vete faktin se figura e Ismail Qemalit dhe vepra e tij patriotike eshte madhore dhe e padiskutueshme ne historine e kombit shqiptar.  Eshte e rendesishme te kihet parasysh se pergjegjesia morale mbi kete veprim bie plotesisht mbi mua si kryetar i senatit dhe Rektor i Universitetit Ismail Qemali te Vlores.