Translate

Sunday, August 3, 2008

Ju ftoj ne Vlore!

Nje furi akuzash e fanatizmi shpertheu disa dite me pare kunder Senatit Akademik te Universitetit Ismail Qemali te Vlores per nje diskutim prej 10 minutash qe ndodhi ne senat ne mbledhjen e dates 26 korrik 2008. Ishte nje diskutim i qete, pa ngritje zeri, pa emocione te medha.    Diskutimi ishte pak a shume ai qe ka zaptuar gjithe median shqiptare javet e fundit: a duhet ndryshuar emri i universitetit?   Kjo ishte veprimtaria e senatit tone deri diten e hene kur marrim vesh se ishte krijuar nje problem i madh mediatik. 


Te them te drejten, si rektor une pak vemendje i kushtova rendesise se nje diskutimi te tille. Kjo per faktin se ne edhe nje program mesimor po te ndryshojme duhet te kerkojme leje tek ministria, edhe po te zevendesojme Analizen  me Algjebren  na duhet nje miratim nga ministria. Keshtu qe per mua ky diskutim ishte thjesht teknik pasi  per anen politike dhe shoqerore te ceshtjes une isha i bindur se do te shqetesohej Ministria e Arsimit.  Ne fund te fundit, une e shoh punen time si nje post thjesht akademik, larg politikes dhe problemeve sociale, me qellimin e vetem per te ndertuar nje institucion bashkekohor shkencor me interesa dhe influenca sa me globale. Une qellimisht nuk kam pyetur asnjehere burime jashte universitetit per ate c’duhet bere ne universitet sepse nuk dua te ndikohem nga politikat e kohes dhe synoj qe gjykimi im te jete plotesisht i pavaruar.

Perpara se gjithash dua te theksoj se ende nuk kuptoj se ku kemi gabuar dhe perse na jane versulur gjithe fanatiket dhe histeriket e Shqiperise. Ne diskutuam dicka qe kemi te drejte ligjore t’a diskutojme. Ne ligjin e arsimit kjo eshte percaktuar qarte se senati akademik ka te drejte te propozoje nderrimin e emrit te universitetit.  Vete ish-rektori Bilal Shkurtaj, nje nga inisiatoret ogurzinj te kesaj fushate dashkeqe kundra meje dhe senatit, ka nderruar emrin e universitetit te Vlores ne dhjetor te 2007.  Ai gjithashtu krijoi nje fakultet pa asnje llogjike akademike duke mbledhur atje gjithe njerezit qe mendonte se do t’a votonin ate si dekan. Se bashku me mikeshen e tij Arta Musaraj, keta dy njerez kane vendosur qe me cdo kusht te largojne rektorin e universitetit nga Vlora sepse tani universiteti nuk eshte me prona e tyre private si me pare. Ata e kane deklaruar disa here publikisht se “ne do ta merzisim Tanush Shasken derisa te ike nga Vlora”. Nje cift i cuditshem bashkepunetoresh te cilet vetem nje vit me pare nuk kane lene gje pa thene kunder njeri-tjetrit ne televizione lokale dhe mediat kombetare.   

Sot me pak rendesi ka per mua se cfare emri ka universiteti ne Vlore.  Eshte koncepti i shoqerise sone mbi prioritetet e universiteteve dhe toleranca jone shoqerore plaget me te medha qe dolen nga ky diskutim. 

Me sa kuptoj, nga reagimet e diteve te fundit ka nje konfuzion ne shoqerine shqiptare per vete rolin e universiteteve tona. A eshte roli i tyre primar shkenca apo patriotizmi?  Ne kete duhet t’a vendosim sa me pare sepse strategjia e ketyre institucioneve ndryshon me ndryshimin e prioriteteve.  Une deri tani kam menduar (ndoshta gabimisht!) se roli i universiteteve tona eshte shkencor, kam punuar per nje strategji te tille qe Universiteti i Vlores te konkuroje ne bote nga ana shkencore. Dhe shkenca sot ka karakter global. Nuk ka sot ne bote  shkence amerikane, gjermane, kineze, indiane, anleze, apo franceze, por ka vetem shkence. Nuk ka per te pasur ndonjehere as shkence shqiptare. Nuk jemi ne ata qe vendosim rregullat e lojes ne shkence pasi ato jane vendosur nga historia e zhvillimit shkencor. Ne duhet te perpiqemi qe si komb te japim nje kontribut sado modest ne shkencen boterore dhe per kete eshte mjaft e rendesishme te luajme me rregullat e lojes qe ka bota. Dhe nje nga rregullat e nje universiteti model sot ne boten perendimore eshte se si institucion te jete sa me i zhveshur nga patriotizmat, politikat, emocionet, etj.   Nje institucion ku te mbizoterojne portretet e Gausit, Njutonit, Ajnshtajnit, Fermit dhe jo portretet e presidentit  dhe fotografite e gjithe ministrave e rektoreve ne vite. Me kete une po marr persiper akuza te tjera se ndoshta une jam kunder presidentit e ministrit, por jam i bindur se te pakten ata vete do ta kuptojme mire se une fjalen e kam gjetke. Shkenca duhet te zere vendin qe i takon ne institucionet tona, ajo duhet te jete primarja dhe jo patriotizmi.  Ne te kundert universitetet tona do te jene gjithmone vegla te politikes dhe shoqerise, asnjehere nuk do te arrijne pavaresine e mendimit, dhe asnjehere nuk do te kene respektin qe duhet te kene nga jashte Shqiperise. Nje shoqeri ku ideologjia zevendeson evidencen shkon drejt tatepjetes. Duke krijuar institucione te mirefillta shkencore ne i bejme sherbimin me te mire Shqiperise, ne i detyrojme te huajt te na marrin seriozisht, ne i hapim rrugen zhvillimit ekonomik te vendit, ne u krijojme mundesi reale per te ardhmen femijve tane. Jo, keto gjera ne nuk duhet  t’i bejme se do te hyjme ne Europe, keto jane te domosdoshme per te siguruar mbijetesen tone si popull, si kulture, si komb. 

Nga gjithe eksperienca e hidhur e diteve te fundit ka vend vetem nje pyetje: a kane profesoret tane dhe universitetet tona lirine e nevojshme akademike? Mendoj se pergjigja eshte nje “JO” e qarte. Pas asaj qe ndodhi javen e shkuar,  a do te mund te deklaronte Galilei sot ne Vlore se toka rrotullohet? Me duket se nuk do te kishte kohe per gjyqin e inkuzicionit pasi njerezit do t’a kishin hequr zvarre fare pa gjyq.   Eshte e vertete qe ne nuk kemi ndonje Galileo ne Vlore, por kjo nuk do te thote qe njerezit te mos guxojne te hapin gojen nga frika.  Ky ishte mesimi i hidhur qe pedagoget dhe stafi akademik, i gjithe Shqiperise, nxori gjate kesaj jave “Te mos t’u shkoje mendja te sfidoni status-kuone! Ju nuk jeni aty per te menduar, por thjesht per te pretenduar se po mendoni!”.  Po zoterinj patriote, ky ishte mesazhi juaj dhe ne e kuptuam mire!  Ne jemi heretiket e perjetshem, kurse ju ata qe vendosni standartet morale te shoqerise sone, ata qe keni te drejte te na tregoni se si duhet menduar, ata qe keni te drejte te akuzoni kur te doni dhe si te doni.    

Mua me kane bere vecanerisht pershtypje deklarata nga Shezai Rrokaj,  Dhori Kule,  Artan Fuga, Rexhep Qosja,  Ismail Kadare e te tjere  te cilet pa pasur asnje informacion mbi cka kishte ndodhur ne Vlore u nxituan te kryqezojne rektorin dhe senatin e Vlores. Vune ne pyetje aftesine e te menduarit qarte te ketij senati dhe patriotizmin dhe sinqeritetin e ketyre njerezve. Hodhen mendime se ne ishim te shitur, te futur nga te huajt, etj etj. Te gjithe keta zoterinj duhet t’a dine se shumica e anetareve te ketij senati ashtu si shumica e stafit pedagogjik ne Vlore gjate muajve te fundit kane punuar nga 14-15 ore ne dite per programet e reja, per ri-organizimin e universitetit, per organizimin e ceremonise se diplomimit, etj se ata jane shqiptare te paster e te denje, pedagoge e shkencetare te apasionuar qe flasim pak e punojne shume.  Ne nuk kishim ndonje plan sekret, ashtu sic perpiqet te sygjeroje Shezai Rrokaj, per te pritur sa te ishin te gjithe me pushime per te bere nje gje te tille dhe as jemi te futur nga te huajt sic perpiqet te na nxjerre Kadareja.  Ne ne Vlore nuk i kishim filluar ende pushimet ne ndryshim nga universitetet e tjera.  Mjaft me teori konspiracionesh dhe fantazira pa baze!  Toleranca fillon nga njerezit e kulturuar. Si shenje e tolerances dhe kultures se tyre mendoj se te gjithe keta persona dhe mjaft te tjere duhet t’u kerkojne falje anetareve te senatit per akuza te pabaza dhe te nxituara, per nxitjen e nje fanatizmi mjaft agresiv kunder nesh dhe familjeve tona. 

Gjate diteve te fundit jane bere shume shpifje dhe spekullime mbi senatin e Universitetit te Vlores. Une jam teper krenar qe Senati duke thene fjalen e tij te pavarur nga politika arriti qe te krijonte nje debat mbarekombetar. Pavaresisht se ne kete debat shoqeria jone nxori pa-aftesine e saj per debat konstruktiv dhe tolerance, pavaresisht se u krijua nje situate inkuzicioni si ne mesjete, se njerez te caktuar moren pishtaret per te djegur sa me shpejt cdo mendim te ri e ndryshe madje dhe vete senatoret, pavaresisht se disa nga ne  dhe nga familjet tona jane kercenuar hapur. 

Ne na kritikuan pothuajse te gjithe ne media duke thene se universiteti yne ka probleme me te medha se nderrimi i emrit, se ne duhet te merremi me gjera te tjera. E verteta eshte se ne jemi marre me gjera te tjera, por zgjidhja e ketyre problemeve te tjera koston disa milione Euro dhe kerkon ndihme te vazhdueshme nga qeveria e pushteti lokal per hipotekime, toka, leje, fonde etj te cilat shoqerohen me thase letrash e shkresash. Ne e kemi bere punen tone dhe tani presim. Gjerat e tjera nuk varen nga ne zoterinj inkuizitore, ashtu sic nuk varet nga ne edhe emri i universitetit.  Ai emer varet nga qeveria qe ju keni zgjedhur me voten e lire dhe qe ka aprovuar nje ligj arsimi te cilit ne i bindemi plotesisht.  Deshironi te merrni vesh se cilat jane problemet tona? Ejani ne Vlore, te kuptoni per c’kemi nevoje dhe te shihni se c’po ndodh ne universitetin tone!

Na kane sjelle shembuj te ndryshem se ne bote ka universitete me emra njerezish si George Washington University, Brigham Young University,  Wayne State University, etj. Madje dikush solli si shembull edhe bibloteken e universitetit ku une kam punuar qe quhet Kresge Library. Fatkeqesisht une s’kam mundesine te merrem me  gjithe argumentat naive te mjeraneve te tille. Shkurtimisht dua te them se  George Washington University dhe  Brigham Young University nuk jane universitete publike por private, nje fakt i rendesishem qe ju ka shpetuar ketyre inkuizitoreve. Wayne State University ka ate emer sepse eshte ne Wayne county (county: njesi administrative ne Amerike). Eshte e vertete se eshte gjithashtu emri i gjeneralit Wayne, por kete emer e mori me pare e gjithe zona e Detroitit dhe shume me vone universiteti. Sipas kesaj llogjike, ne duhet qe gjithe zonen e Laberise t’a quajme Ismail Qemali dhe pastaj rreth 50-100 vjet me vone universitetit te Vlores t’i vihet emri Ismail Qemali.  Sa per Oakland University ku une vazhdoj ende punen shkencore, dua te sqaroj se universiteti u krijua ne 1957 nga nje dhurate prej 1500 acres toke dhe 2 milion dollare nga Matilda Dodge Wilson, gruaja e John Dodge (shumica prej nesh kane pare automobilat Dodge),   dhe Alfred Wilson. Emri nuk ju vendos Wilson University dhe as Dodge University, por Oakland University sepse eshte ne Oakland county.  Sot Oakland University ka 129 diploma bachelor dhe 99 diploma pasuniversitare (mastera dhe doktorata).  Sipas Fondacionit Carnegie klasifikohet ne grupin e 82 universiteteve me doktorata/kerkim shkencor (PhD/research institutions) ne Amerike. Nje histori e ngjashme ne kohe me universitetet tona, por jo shume e ngjashme ne arritje.   Ndoshta sepse ne Oakland pedagoget e studentet merren me shume me shkence dhe me pak me pseudo-patriotizem.  Ne fakt nga 75 universitetet publike me te mira  te Amerikes vetem Rutgers dhe Clemson mbajne emra njerezish.  

Perfundimisht, as une dhe as senati i Universitetit te Vlores nuk kemi bere ndonje krim. Une dua t’ju kujtoj nje thenie te njerit prej njerezve me te shquar te historise se Amerikes, presidentit te trete  Tomas Jefersonit: “Kundershtimi eshte forma me e larte e patriotizmit”.   Ne si senat thjesht guxuam te mendojme ndryshe nga te tjeret, ndryshe nga turma dhe per kete jemi krenare. Une nuk e di se cfare mendon shumica e elites universitare ne Shqiperi per kete problem. Ajo do te duket pas disa javesh kur te kete kaluar koha e flete-rrufeve dhe te jete shuar zelli i inkuizitoreve.  Por cfardo qe te mendoje shumica, kjo nuk na ben ne as kriminele, as tradhetare, as te paafte.  Ne te kundert, te paafte jane ata qe lejojne emocionet e castit t’u erresojne arsyen, ata qe nuk respektojne dot mendimet e te tjereve, ata qe s’kane guximin te mendojne ndryshe nga turma. Kjo jave do te hyje ne historine e mendimit te lire akademik ne Shqiperi si java e inkuzicionit.  Tani gjithe stafi akademik shqiptar ka nje sfide perpara: te vendose lirine akademike si prioritet  pasi ky eshte kusht i nevojshem per zhvillimin universitar ne Shqiperi.  Une jam i bindur se se afermi  reagimi i kesaj jave do te duket nje marrezi.  Femijet e niperit tane do te habiten dhe do te qeshin me kete reagim fanatik dhe histerik.  

Me ne fund, une dua qe te gjithe ata qe nxituan te na kryqezonin keto dite te na vertetojne me vepra se jane aq patriote sa pretendojne.  Zoterinj te nderuar patriote, ne ju ftojme ne Vlore! Universiteti yne ka nevoje per ju,  ju jeni specialiste te nderuar ne fushat tuaja te studimit. Ejani te punoni ne Vlore, per te nderuar Vloren dhe emrin e Ismail Qemalit. Ejani ne Vlore, per te na vertetuar se intervistat tuaja nuk ishin vetem fjale dhe patriotizem i shtirur, por ju vertet e doni Vloren dhe Ismail Qemalin.  Ne kemi nevoje per ekspertizen tuaj, kemi nevoje edhe per kritikat tuaja per rektorin dhe senatin. Keto kritika kane me shume vlere kur thuhen ne Vlore perpara studenteve dhe pedagogeve tane.  Ne jemi gati t’ju degjojme dhe te respektojme mendimin tuaj ndryshe. Ne po ju presim zoterinj patriote, por sec kam dyshimin se shumica prej jush  jeni vetem patriote te fjaleve.  Sinqerisht,  jeni te mirepritur ne Vlore!


T. Shaska
3 Gusht 2008  



No comments: