5 Mars 2011!
Si sot 20 vjet me pare, ne 20 mars 1991 ikem nga Shqiperia me nje rimorkiator te vjeter.
Ishim rreth 800 vete. Nje jete e tere! Mbaj mend ate nate perpara se te niseshim. Ne portin e ri (sic thuhet ne Vlore) kishin ardhur Fred Zijai (futbollist i Flamurtarit) dhe Azem Hajdari. Ishte vetem 2 jave pas greves se urise. Ata po u thoshin njerezve qe nuk duhet te iknin, se duhej te rrinin ne Shqiperi per votimet qe do te beheshin.
Aty ne erresire u shkembyem. Azemi me njohu dhe me hoqi menjane dhe me tha "Po ti?". "Kam vendosur",- i thashe. "Do te iki. Tani qe u mbyll Universiteti nuk rri dot me". S'me harrohet! "Ta bafte zoti hallall", - me tha. U perqafuam dhe u ndame. Te nesermen ne mengjes ikem!
Atehere, ata me pesimistet thoshin se Shqiperia do 20 vjet te behet. Po ku e ke ...
Ishte koha e endrrave dhe shpresave te medha!