Translate

Saturday, December 29, 2012

Disa pyetje per qeverine e ardhshme.


Zgjedhjet e vitit 2013 po afrohen.  Dhe padyshim do te jene nga zgjedhjet me te rendesishme te periudhes pas vitit 1992.

Flitet shume ne shtyp dhe mediat elektronike per problemet e ndryshme te shoqerise sone ne prag te ketyre zgjedhjeve. Bindja ime personale eshte se asgje nuk mund te rregullohet ne Shqiperi ne qofte se nuk rregullohet sistemi arsimor.


Sistemi arsimor eshte problemi kryesor, me madhori, dhe me imediati i gjithe problemeve qe ka perpara sot kombi shqiptar.  Ky sistem eshte arsyeja qe sot ne Shqiperi investimet e huaja nuk ekzistojne, qe ne Shqiperi mbizoteron kaosi kulturor, qe nuk ekziston nje treg pune i mirefillte per te diplomuarit e universiteteve.  Premtimet elektorale per hapjen e qindra mijra vendeve te punes do te mbeten vetem endra te parealizuara.  Eshte e pamundur te kesh nje strategji per hapjen e vendeve te punes ne Shqiperi kur te gjithe kane nga nje diplome juridiku, turizmi, apo degeve te ngjashme.

Megjithese te gjitha partite politike kane folur shume per arsimin dhe pretendojne se arsimi eshte pike e rendesishme e fushates se tyre, asnje parti politike nuk ka thene deri tani se cfare mendojne se do te bejne konkretisht per arsimin.  Fjalimet me terma te pergjithshme se "do te rrisim buxhetin per arsimin, do te respektojme pavarsine e institucioneve akademike", etj nuk kane asnje vlere. Problemet me te medha ne arsimin shqiptar sot jane:
  • Pavaresia e institucioneve akademike nga politika
  • Konkurenca e lire midis institucioneve te arsimit te larte
Keto dy probleme duhet te adresohen perpara zgjedhesve shqiptare jo me premtime elektorale por me propozime konkrete per ndryshimin e ligjit ekzistues.

Perpara se te votoj per qeverine e ardhshme une do te deshiroja pergjigje per disa nga keto pyetje.  Dhe ju siguroj se vota ime do te varet vetem nga keto pergjigje.  Te gjitha keto pyetje kane te bejne me arsimin.  Megjithese ne po i ndajme keto pyetje ne dy grupe per t'ju pergjigjur pyetjeve te mesiperme, ato permblidhen thjesh ne shmangjen e politikes nga arsimi dhe krijimin e strukturave afatgjata akademike.

Pavaresia e institucioneve arsimore nga politika 

  1. A do te vazhdojne anetaret e bordeve te universiteteve te emerohen nga Ministri apo do te zgjidhen direkt nga populli?
  2. A do te vazhdojne drejtoret e drejtorive arsimore te emerohen nga qeveria apo do te zgjidhen direkt nga populli?
  3. A do te vazhdoje kryeministri te vendose kuotat e degeve te universiteteve apo do ti lihet kjo konkurences se lire?
  4. A do kanalizoje qeveria fonde publike tek universitetet private?
  5. A do te lejohen universitetet publike te manaxhojne plotesisht fondet e tyre dhe te shkeputen perfundimisht nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Thesarit? 
  6. A do te vazhdoje qeveria te kete si objektiv populizmin ne arsimin universitar apo do te ktheje syte nga cilesia? 
  7. A do te detyrohen me ligj universitetet te kryejne mesimin e plote ashtu sic  kane vendosur ne programet mesimore?

Konkurenca e lire midis institucioneve te arsimit te larte

  1. A do te lejohen studentet te zgjedhin degen e tyre ne universitete?  Me fjale te tjera a do te eleminohet merite-preferenca?
  2. A do te lejohen universitetet te vendosin kriteret e veta te pranimit per studentet?
  3. A do te lejohen studentet te nderrojne degen e studimit pasi jane pranuar ne universitet?
  4. A do te vazhdoje Ministria e Arsimit te kontrolloje hapjen e degeve te reja ne universitete? 
  5. A do te detyrohet cdo universitet te kryeje vleresimet e pedagogeve nga studentet ne fund te cdo simestri dhe keto te behen publike ne internet?
Jam i bindur se asnje prej ketyre pyetjeve nuk do te marre pergjigje nga politikanet aktuale.  Por jam gjithashtu i bindur se e ardhmja e nje gjenerate te tere po sakrifikohet dhe dicka duhet bere sa me pare.