Translate

Monday, November 1, 2010

Me ke po luftojme valle?

Me ke po luftojme valle?


Gjate javes se shkuar nje renditje e 12 000 universiteteve nga gjithe bota  na shkaktoi sa gezim aq edhe shqetesime. Kjo renditje behet nga organizata  mjaft te medha nderkombetare dhe me nje proces tejet te nderlikuar.  Renditje te tilla te universiteteve gjithmone kane shkaktuar diskutime te  shumta mbi vleren e vertete te tyre. Ka 4-5 renditje te tilla sot ne bote  dhe secila prej tyre perdor parametra dhe metoda te ndryshme vleresimi.

Universiteti jo Amerikan i renditur me lart ne bote ishte Universiteti i  Kembrixhit, ne vendin e 22. Gjithsej ishin 28 universitete jo Amerikane ne  100 universitetet me te mira te Botes. Nga fqinjet tane Universiteti i Bolonjes ishte renditur ne vendin 86, dhe ai i Vienes ne vendin 69.

Renditja e fundit e bere nga QS World University Rankings, një organizatë që  merret me matjen e parametrave të cilësisë së shkollave të larta, kishte  ndoshta per te paren here ne liste edhe disa universitete shqiptare. Per  cudine e shume njerezve Universiteti i Vlores ishte renditur si universiteti me i mire shqipfoles, ne vendin 5016. I dyti vinte Universiteti i Prishtines ne vendin 5901, pastaj me rradhe Universiteti i Tiranes ne vendin 9048, New  York University of Tirana ne vendin 9102, Universiteti Polis ne vendin 11459, Epoka University ne vendin 11533, dhe i fundit fare ne gjithe listen Universiteti Politeknik i Tiranes ne vendin 11996.

Personalisht e konsideroj kete renditje nje lajm jo te mire per Universitetin e Vlores, i cili synon te jete ne eliten e universiteteve te Europes dhe qe ka bere hapa serioze keto kohet e fundit ne kete drejtim. Eshte gjithashtu me vlere te permendet se aktiviteti i madh shkencor si organizimi i konferencave, botimet ne revista serioze shkencore, rekrutimi i profesoreve te huaj, etj qe kane ndodhur keto kohet e fundit ne Universitetin e Vlores ende nuk e kane dhene efektin ne renditje te tilla. Ne shpresojme qe Universiteti i Vlores vitin ne vazhdim te renditet diku midis vendeve 2000-2500 dhe ne vitin 2012 midis 1000 universiteteve me te mira te botes. Mendojme se ky eshte nje synim i arritshem.

Por, arsyeja e ketij shkrimi nuk ishte renditja e universiteteve, por reagimi i nje pjese te mire te shoqerise mbi kete lajm. Duhet theksuar se lajmi u bllokua nga mediat kryesore ne Shqiperi. Disa gazetare jane paguar qe te heshtnin kurse gazeta te tjera thjesht e bllokuan lajmin pa dhene ndonje shpjegim. Perse? Kujt nuk i intereson shperndarja e se vertetes?

Argumentat ne bllokimin e ketij lajmi kane qene nga me te ndryshmet. Midis tyre, “Rektori i Vlores i ka miq ata qe kane bere renditjen”, “Eshte e manipuluar”, etj kurse kontaktet dhe presionet karshi gazetareve qe kane  tentuar te botojne kete lajm “Mos ja u beni qejfin”, “Mos beni punen e atyre”. Telefonata nga njerez me influence e me pozite ku eshte thene hapur qe “U erdhi ne shteg tani, kete prisnin ata”. “Ata” besoj se jemi ne te  Universitetit te Vlores. Ne “te pafete”, “armiqte”, “tradhetaret”, “te pabindurit”. Po Universiteti i kujt eshte valle? Po 10 000 te rinj qe ulen ne auditoret tona, po familjet e tyre te kujt jane?

Gjate ketyre 2 diteve, emailet kercenuese dhe ofenduese per mua personalisht por edhe nje pjese tjeter te stafit jane shtuar ne menyre te ndjeshme. Perse? A i intereson shoqerise Shqiptare qe te kete universitete
te nivelit te larte? Ne se po atehere perse kjo urrejtje? Mua me duket se me shume te indinjuar ne kete rast duhet te jene ata prinder qe cojne femijet e tyre ne “universitetin e fundit te botes”. Dhe per kete faji nuk eshte i yni!

Deri dje kam menduar se jerezit jane aq te vegjel sa per te miren e punes nuk ngrihen dot mbi cmiren dhe egon personale. Se ne shqiptaret te gjithe jemi te interesuar per zhvillimin, por jane thjesht ambicjet personale te cilat na pengojne. Por pas ketyre komenteve te kesaj renditje te universiteteve kam filluar te vras mendjen se a eshte vertet shoqeria jone e interesuar per zhvillimin. A duam ne vertet zhvillimin e universiteteve? Apo mos valle ka shume ne mes tone qe u intereson kjo gjendje qe eshte?

Dhe eshte e natyrshme qe pas kesaj te pyesesh veten. C’po bejme? Me ke po luftojme? Cila eshte e keqja ne kete shoqerine tone? Sepse pas vitesh rropatjesh dhe sakrificash te medha ndjehemi te coroditur!

T. Shaska,
Rektor, Universiteti i Vlores
Nentor, 2010

No comments:

Post a Comment