Translate

Wednesday, March 7, 2012

Interviste me Hermes News

Prof. Shaska, pas nje periudhe me shume se 1-vjecare qe nuk jeni prononcuar per shtypin duam t’ju falenderojme qe pranuat te na jepni kete interviste.  Do te donim te dinim dicka mbi aktivitetin tuaj gjate kesaj periudhe, qofte ky aktivitet shkencor apo per komunitetin shqiptar.  


Doriana, faleminderit per ftesen per interviste.  Duke qene larg pergjegjesive zyrtare, natyrisht kam me pak arsye per te dhene intervista apo per tu prononcuar publikisht.  

Kryesisht une e harxhoj kohen time te ndare midis:  familjes, punes shkencore, dhe perpjekjeve per te kontribuar sado pak per komunitetin shqiptar ne matematike.   Pas nje shkeputje 3-vjecare, jam i lumtur se jam kthyer perfundimisht ne punen shkencore.  Koha ime tani ndahet midis kerkimit shkencor, punes me studentet e doktoratures, dhe aktiviteteve te tjera ne fushen e profesionit si p.sh. organizimi i seminareve, konferencave shkencore, etj.  

Gjate ketij viti jam perfshire ne organizimin e dy konferencave te tilla.  E para  eshte nje konference e organizuar ne bashkepunim me Prof. Artur Elezin si pjese e nje seksioni te Shoqates se Matematikaneve te Amerikes.  Kjo konference zhvillohet kete jave ne Tampa, Florida.  Konferenca e dyte eshte MCAG’12 (Michigan Computational Algebraic Geometry) dhe zhvillohet ne Rochester, Michigan  ne May 12-13 te ketij viti.  Mund t’ju them me krenari qe ne kete konference qe behet ne Michigan do te referojne edhe dy shqiptare dhe pikerisht Prof. Nertila Gjini e UNYT (Tirana) dhe Prof. Qendrim Gashi (Universiteti i Prishtines).  Te dy te lartpermendurit jane diplomuar nga universitetet me te degjuara te botes dhe prezantojne ne menyre dinjitoze matematiken shqiptare. Shpresojme te kemi edhe shqiptare te tjere qe do te referojne, por per kete duhet te presim vendimet e bordit te konferences.

Per cudi, gjeometria algjebrike, megjithese nje nga deget me te veshtira te matematikes, sot ka nje group aktiv matematikanesh shqiptare te cilet jane diplomuar nga universitete prestigjoze dhe vazhdojne te jene aktive ne kerkim shkencor.   Qendrim Gashi, i diplomuar nga Universiteti i Chicagos, Enka Lakuriqi, diplomuar nga Penn. State University jane disa nga matematikanet e rinj te cilet  po  e rrisin kete grup. Per me teper,  ne kemi sot 5-6 studente pasuniversitare te cilet po punojne me temat e doktorates ne fushen e gjeometrise algjebrike.  


Prof.  Shaska, kemi marre vesh per nje projekt tuajin dhe disa matematikaneve shqiptare, pikerisht per projektin Galois.   A mund te na thonit dicka me shume mbi kete projekt?

Projekti Galois (Galua) përfshin një grup matematikanësh shqiptarë të cilët synojnë botimin e literaturës bazë të matematikës. Me synimin e vetëm për nxitjen e kërkimit shkencor dhe nxitjen e talenteve të reja në matematikë. Projekti Galua synon të krijojë kushte të përshtatshme për zhvillimin e matematikës shqiptare nëpermjet kerkimit shkencor.

Në vitin 2008 ne nisëm një projekt për rinovimin e të gjithë teksteve të matematikës ne gjuhën shqipe. Kjo eshte jo vetëm diçka e nevojshme, por edhe shume e domosdoshme.  E meta më e madhe e teksteve të matematikës në gjuhën shqipe është  mungesa e thellësisë dhe e trajtimit te temave në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Per me teper, ne duam te trajtojme tema të cilat janë bashkëkohore dhe me rëndesi.

Ne si grup nuk interesohemi ne se tekstet tona do te perdoren apo jo ne shkollat dhe universitetet ne Shqiperi.  Qellimi yne i vetem eshte qe ne te krijojme tekste alternative per nxenesit dhe studentet me ambicje per te mesuar dicka serioze ne shkencat e matematikes.  

Me teper informacion  per kete projekt mund te
www.risat.org/galua

Ne Janar, 2011 ky projekt u rikonceptua si pjesë e RISAT. RISAT është kryesisht një grup matematikanësh dhe inxhinjerësh shqiptarë dhe të huaj me synimin kryesor për te nxitur projektet shkencore në fushën e teknollogjisë dhe shkencës në trevat shqiptare. Me tepër informacion mbi veprimtarinë e RISAT mund të gjeni në www.risat.org.

Nga RISAT u vendos që projekti të quhej Projekti Galois (Galua) dhe të shtrihej edhe më tej teksteve bazë të matematikës. Faza e dytë e projektit po përqëndrohet tek kurset më të avancuara të cilat kryesisht janë për studentët e matematikës.


Ne cfare projektesh te tjera jeni i perfshire per shkencen shqiptare?

Aktiviteti yne me i madh konsiston ne ndihmen per pranimin e studenteve shqiptare te doktoratures ne universitete amerikane.  Ky eshte nje projekt qe nisi vjet me inisiativen time the te Prof. Elezit.  Vitin e pare ne arritem te pranonim ne universitetet amerikane 5 studente shqiptare.  Per arsye personale, nje prej tyre nuk erdhi kurse 4 te tjeret po vazhdojne kete vit studimet e doktoratures ne matematike.  Ne mund te ndihmojme nepermjet kontakteve tona deri ne 10 kandidate ne vit, kryesisht ne deget e matematikes, statistikes, informatikes, dhe shkencave kompjuterike.

Gjithashtu, gjate kesoj vere qe vjen, shpresoj te jem per dy jave ne Universitetin e Prishtines per te dhene nje kurs special ne trajektoret algjebrike.  Kjo do te jete pjese e aktiviteteve qe Prof. Qendrim Gashi dhe grupi i tij ne Universitetin e Prishtines kane nisur te organizojne ne fushen e gjeometrise algjebrike.

A eshte kollaj te gjeni kandidate te tille shqiptare per te vazhduar doktoraten en Amerike?

Kjo eshte pjesa me e veshtire e projektit.  Gjetja e kandidateve te pershtatshem eshte e veshtire per arsye administrative dhe teknike.  

Se pari, universitetet Amerikane nuk pranojne asnje pa piket e nevojshme te TOEFL-it.  Edhe pse ne mund te gjejme kandidate te afte nga ana shkencore, jo gjithmone ata kane njohuri te mjaftueshme mbi gjuhen angleze.  Per te marre burse te plote keta kandidate do te aktivizohen ne mesimdhenie ne universitetet ku do te shkojne dhe  pikerisht per kete marrja e pikeve te nevojshme ne TOEFL eshte dicka qe universitetet amerikane e konsiderojne te pa-tolerueshme.

Se dyti, problemi tjeter qe del eshte se ne Amerike nuk pranohet njeri pa nje diplome universitare 4-vjecare ose pa equivalentimin e kohes ne universitet me 4 vite akedemike.  Ky rregull hap shume probleme tani qe diplomat ne Shqiperi jane kryesisht 3-vjecare.  Ne shume raste ne duhet te negociojme kurse shtese ose te kerkojme programe te vecanta per ta shmangur kete problem.  


Pervec ketyre 2 problemeve, ka natyrisht probleme te vazhdueshme qe dalin ne Shqiperi. Per shembull, ne nje universitet ne Shqiperi kishin vene si rregull qe studentet nuk mund te marrin me shume se nje transkript ne muaj.  Per nje kandidat qe aplikon ne 8-10 universitete ky eshte nje problem i madh.  Problem tjeter del se pothuajse te gjitha universitetet shqiptare nuk leshojne transkript per lendet ne te cilat studenti eshte i rregjistruar.  Keshtu qe studentet ne Shqiperi nuk mund te marrin transkrip te plote perpara fillimit te Korrikut, dhe diplomen zakonisht e marrin ne Gusht.  Kurse ofertat e pranimit ne Amerike behen gjate muajit Prill.  Pra studentet tane jane te detyruar te huambasin nje vit vetem per pengesa administrative.  

A kane studentet veshtiresi nga ana shkencore pasi ata vijne ne Amerike?

Patjeter qe kane!  Sistemi arsimor ne Amerike eshte ndryshe dhe shkolla pasuniversitare ka kerkesa te larta.  Veshtiresia me e madhe eshte se studentet shqiptare duan kohe te pershtaten me idene se tani duhet punuar perdite nga 7-10 ore, se te ulesh e te lexosh 2-3 dite para provimeve eshte dicka qe nuk funksionon ne shkollat amerikane.  Kryesisht viti i pare eshte me i veshtiri pasi ka probleme ambjentimi, problemet e gjuhes, disiplina ne pune, etj.  

Per me teper kemi ne veshtiresi per te gjetur studentet e duhur.  E keqja eshte se notat ne Shqiperi tregojne shume pak mbi cilesine e vertete te studentit.  Per kete ne kemi krijuar nje provim paraprak i cili jepet 2 here ne vit, vetem per te gjetur studentet te cilet kane disa njohuri baze si edhe disiplinen e nevojshme te punes.  Ne mbeshtesim vetem studente te tille, te cilet na japim njefare sigurie se do te vijne ne Amerike dhe do te arrijne te diplomohen.  Informacion i metejshem mbi kete provim mund te gjendet ne
http://www.risat.org/schools/natural-sciences/mathematics/mtest

Studentet te cilet filluan ne Shtator 2011, tani po punojne per provimet kualifikuse te doktorates ne Oakland University.  Ne shpresojme qe kete vit te marrim edhe 5 studente te tjere.  Disa nga universitetet ku studentet e ketij viti do te shkojne jane  University of Florida, Michigan Tech, Worcester Polytechnic Institute, etj.  

Shpresojme se per vitin e ardhshem akademik te vijne studentet e pare nga Universiteti Prishtines ku Prof. Qendrim Gashi po krijon nje grup te mire te rinjsh tek te cilet kemi shpresa.


A mund te na thoni dicka me teper per aktivitetin e matematicienteve per 100 vjetorin e pavarisese?

Revista Shqiptare e Matematikes (Albanian Journal of Mathematics) ka planifikuar kete vit nje numer te vecante kushtuar matematikes shqiptare.  Ky numer do te botohet ne Vjeshte 2012 dhe ne ndryshim nga numrat e zakonshem te revistes ky numer do te printohet dhe do t’u shperndahet gjithe bibliotekave dhe universiteteve shqiptare.  Do te jete nje numer mjaft voluminoz dhe do te kete pervec matematikaneve shqiptare edhe mjaft matematikane te degjuar ne bote.  

Gjithashtu, po diskutojme idene e organizimit te nje “Kongresi” te matematikaneve shqiptare kete vit.  Kemi pasur disa kontakte paraprake me institucione ne Shqiperi dhe Kosove per te diskutuar menyren me te mire per organizimin e ketij aktiviteti.  Mendoj se nje aktivitet i tille duhet te jete i organizuar nga institucione shteterore dhe ne kete rast ne do te jemi disponibel per te dhene ndihmesen tone.  Ky aktivitet duhet te jete gjitheperfshires dhe serioz qe ti shkoje per shtat 100-vjetorit te pavarsise.  Besoj se do te kemi te reja ne kete front ne javet qe vijne.  

Zoti Shaska, ju urojme susese ju dhe bashkepunetoreve tuaj shkencore. Shpresojme te na mbani ne dijeni per cdo aktivitet shkencor mbi shkencen dhe matematiken shqiptare.

Faleminderit Doriana. Me lejoni te perfitoj nga rasti dhe tu uroj gjithe mesuesve dhe nxenesve ne gjithe trojet shqiptare Gezuar 7 Marsin.  Shpresoj qe ne kete 100-vjetor te pavarsise, shoqeria jone te dije te vleresoje kontributin e brezave te tere per arsimin dhe dijen e ketij kombi.  Ne te gjithe e dime se ishin shkollat shqipe dhe mesuesit shqiptare ata qe ringjallen te shqiptaret vetedijen kombetare gjate periudhes se Rilindjes.  Le ti respektojme ata te gjithe, pa dallim perkatesie fetare, prejardhje familjare, apo bindje politike.  Gezuar te gjitheve.   7 Mars, 2012.


No comments:

Post a Comment