Translate

Friday, November 6, 2009

Ka ardhur koha per cilesine


Gjatë dekadës së fundit arsimi universitar në Shqipëri ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm sasior. Rritja e ndjeshme e numrit të studenteve dhe rritja enumrit të universiteteve private tregon më së miri se interesi i të rinjve tanë për shkollën është rritur. Megjithatë ndryshime të tilla sasiore kanë gjithmonë efektet e tyre në cilësi. Pranohet pothuajse nga të gjithë se niveli i studentit mesatar ka rënë në krahasim më atë të studentit të para viteve 90. Probleme të tjera që kanë dalë në sipërfaqe janë mbyllja e degëve në disa universitete, meritë-preferenca dhe problemet që vijnë me të, amullia e madhe akademike që ka shkaktuar konventa e Bolonjës (jo vetëm në Shqipëri), etj. Këto janë probleme të cilave u ka ardhur radha të diskutohen në qarqet akademike dhe të gjendet për to një zgjidhje brenda një periudhe kohore të shkurtër.


Sunday, August 3, 2008

Ju ftoj ne Vlore!

Nje furi akuzash e fanatizmi shpertheu disa dite me pare kunder Senatit Akademik te Universitetit Ismail Qemali te Vlores per nje diskutim prej 10 minutash qe ndodhi ne senat ne mbledhjen e dates 26 korrik 2008. Ishte nje diskutim i qete, pa ngritje zeri, pa emocione te medha.    Diskutimi ishte pak a shume ai qe ka zaptuar gjithe median shqiptare javet e fundit: a duhet ndryshuar emri i universitetit?   Kjo ishte veprimtaria e senatit tone deri diten e hene kur marrim vesh se ishte krijuar nje problem i madh mediatik. 

Monday, July 28, 2008

Cili duhet te jete emri i Universitetit te Vlores?

Ne mbremjen e dates 27 Korrik 2008, ne mbledhjen e radhes se Senatit te Universitetit “Ismail Qemali” te Vlores, si kryetar i Senatit propozova ndryshimin e emrit te Universitetit nga ‘Universiteti Ismail Qemali i Vlores” ne “Universiteti i Vlores”.  Senati aprovoi kete propozim me nje votim 8 pro nga 14 te pranishem.

Dua te sqaroj se Senati nuk ka te drejte te ndryshoje emrin e universitetit, por vetem propozon dicka te tille. Emri i universiteteve ndryshohet vetem me vendim te qeverise. Gjithashtu, eshte e nevojshme te theksoj se isha i pregatitur per nje reagim te ashper nga opinioni ne Vlore dhe tejembane trojeve shqiptare. Kjo per vete faktin se figura e Ismail Qemalit dhe vepra e tij patriotike eshte madhore dhe e padiskutueshme ne historine e kombit shqiptar.  Eshte e rendesishme te kihet parasysh se pergjegjesia morale mbi kete veprim bie plotesisht mbi mua si kryetar i senatit dhe Rektor i Universitetit Ismail Qemali te Vlores.

Saturday, December 15, 2007

Vizion per Universitetin e Vlores

Vizion per Universitetin e Vlores


Ne kuadrin e zgjedhjeve te reja ne universitet tona disa pedagoge dhe studente nga Universiteti i Vlores me kerkuan te vija kandidaturen per rektor ne ate universitet. Pas nje dileme te gjate me vetveten vendosa te kandidoj per kete post. Ne kete artikull te shkurter dua te paraqes mendimet dhe vizionin tim mbi te ardhmen e Universitetit te Vlores.

Mendoj se ndryshimi kryesor i universiteteve tona me universitetet e vendeve perendimore eshte se universitetet perendimore pergatisin punonjes per 50 vitet e ardhshme kurse universitetet tona pergatisim punonjes per 50 vitet e shkuara. Ne universitet tona ka programe te vjetra, pedagoge te shkeputur nga realiteti, burokraci teper te madhe te trasheguar nga metodat socialiste, dhe nje arrogance tejet te theksuar karshi studenteve. Keto metoda pune nuk nderrojne brenda nates, por me nje plan agresiv, me deshiren per te degjuar te tjeret, me venien e interesit te institucionit mbi egoizmin vetjak ato mund te ndryshojne.

Me poshte po paraqes shkurtimisht disa rruge ku ky ndryshim duhet filluar. Shpresoj qe problemet e meposhtme te trajtohen nga kushdo qe do te zgjidhet rektor i Universitetit te Vlores.

Roli i Universitetit te Vlores

Une kam bindjen e plote se zhvillimi i shkences se nje vendi eshte ne pararoje te zhvillimit ekonomik te nje vendi. Universitetet duhet te jene institucione qe cojne perpara shkencen e nje kombi. Per mendimin tim roli i Universitetit te Vlores duhet te jete si vijon:
  • Te behet universiteti i pare kerkimor-shkencor ne Shqiperi.
  • Te synoje te jete jo vetem universiteti i cilesise me te larte nga gjithe universitetet ne trevat shqiptare, por te jete nje universitet i nivelit nderkombetar bashkekohor.
  • Te kete prioritet teknollogjik dhe ne keto fusha te kete programet mesimore te krahasueshme me universitetet me te avancuara te botes.
  • Gjithe puna kerkimore-shkencore t'i sherbeje zhvillimit ekonomik te zones se Vlores dhe mbare Shqiperise.
Per te realizuar gjithe qellimet e mesiperme duhet nje plan konkret dhe efektiv i cili kerkon per masa te menjehershme dhe drastike. Me poshte ne po pershkruajme konkretisht se si mendojme te arrijme keto synime.