Translate

Saturday, December 15, 2007

Vizion per Universitetin e Vlores

Vizion per Universitetin e Vlores


Ne kuadrin e zgjedhjeve te reja ne universitet tona disa pedagoge dhe studente nga Universiteti i Vlores me kerkuan te vija kandidaturen per rektor ne ate universitet. Pas nje dileme te gjate me vetveten vendosa te kandidoj per kete post. Ne kete artikull te shkurter dua te paraqes mendimet dhe vizionin tim mbi te ardhmen e Universitetit te Vlores.

Mendoj se ndryshimi kryesor i universiteteve tona me universitetet e vendeve perendimore eshte se universitetet perendimore pergatisin punonjes per 50 vitet e ardhshme kurse universitetet tona pergatisim punonjes per 50 vitet e shkuara. Ne universitet tona ka programe te vjetra, pedagoge te shkeputur nga realiteti, burokraci teper te madhe te trasheguar nga metodat socialiste, dhe nje arrogance tejet te theksuar karshi studenteve. Keto metoda pune nuk nderrojne brenda nates, por me nje plan agresiv, me deshiren per te degjuar te tjeret, me venien e interesit te institucionit mbi egoizmin vetjak ato mund te ndryshojne.

Me poshte po paraqes shkurtimisht disa rruge ku ky ndryshim duhet filluar. Shpresoj qe problemet e meposhtme te trajtohen nga kushdo qe do te zgjidhet rektor i Universitetit te Vlores.

Roli i Universitetit te Vlores

Une kam bindjen e plote se zhvillimi i shkences se nje vendi eshte ne pararoje te zhvillimit ekonomik te nje vendi. Universitetet duhet te jene institucione qe cojne perpara shkencen e nje kombi. Per mendimin tim roli i Universitetit te Vlores duhet te jete si vijon:
  • Te behet universiteti i pare kerkimor-shkencor ne Shqiperi.
  • Te synoje te jete jo vetem universiteti i cilesise me te larte nga gjithe universitetet ne trevat shqiptare, por te jete nje universitet i nivelit nderkombetar bashkekohor.
  • Te kete prioritet teknollogjik dhe ne keto fusha te kete programet mesimore te krahasueshme me universitetet me te avancuara te botes.
  • Gjithe puna kerkimore-shkencore t'i sherbeje zhvillimit ekonomik te zones se Vlores dhe mbare Shqiperise.
Per te realizuar gjithe qellimet e mesiperme duhet nje plan konkret dhe efektiv i cili kerkon per masa te menjehershme dhe drastike. Me poshte ne po pershkruajme konkretisht se si mendojme te arrijme keto synime.


Kerkimi shkencor


Kerkimi shkencor eshte aktiviteti kryesor i nje universiteti. Veprimtaria shkencore e pedagogeve dhe studenteve kane nje efekt te menjehershem ne:
  • nivelin e mesimdhenies ne universitet
  • imazhin e universitetit ne bote
  • lidhjen e ngushte te realitetit me universitetin
Eshte tashme nje ide e vertetuar ne bote se ata pedagoge te cilet nuk bejne pune shkencore e kane te pamundur mesimdhenien efektive. Per te dhene leksione me vlere duhet te njohesh problemet bashkekohore te shkences dhe teknikes. Per te njohur probleme te tilla duhet aktivitet i perhershem shkencor.

Se dyti, veprimtaria shkencore eshte i vetmi mates i cilese se universiteteve ne bote. Ne jemi pjese e botes globale dhe duhet te zbatojme ato rregulla loje qa ka bota. Ne qofte se ne vazhdojme te mbyllemi ne ate guasken tone e ardhmja e kombit tone eshte e zymte.

Une synoj qe te marr keto masa te menjehershme ne Universitetin e Vlores.

2.1 Krijimi i zyres se kerkimit shkencor. 


Kjo zyre do te perbehet nga 4-5 vete. Drejtuesi i zyres do te jete nje person ne rangun e pedagogut. Ai do te kete 3-4 vete te cilet do te punojne per te. Roli i kesaj zyre do te jete qe:
  • te kordinoje perpjekjet e departamenteve te ndryshme te universitetit ne kerkimin shkencor
  • te kerkoje mundesi per nancimin e projekteve shkencore nga agjensi te huaja, kompani private, grante nga Bashkimi Evropian, etj
  • te vleresoje veprimtarine shkencore te cdo departamenti ne fund te cdo viti
  • te vleresoje pedagoge dhe studente te vecante te cilet dallohen ne veprimtari shkencore gjate vitit

2.2 Aktivizimi i gjithe studiuesve shqiptare. 


Une do te synoj qe me te gjitha mjetet qe kam ne dispozicin t'a bej Universitetin e Vlores qendren kryesore te kordinimit dhe bashkepunimit me gjithe shkencetaret shqiptare te cilet kane aktivitet aktiv neper bote. Shumica e ketyre shqiptareve, disa nga te cilet kane veprimtari mjaft te shkelqyera ne perendim, ndihen jo te mirepritur nga institucionet ne Shqiperi. Une personalisht do te perpiqem qe cdo shqiptar nga institucionet e huaja qe ka deshire te kontriboje per shkencen dhe arsimin ne Shqiperi t'a ndjeje veten te mirepritur ne Vlore.

Universiteti i Vlores duhet te behet jo vetem qendra kryesore shqiptare e bashkepunimit, por nje qender bashkepunimi per gjithe Mesdheun dhe ndoshta me gjere. Eksperienca ime personale e ben kete dicka te mundur. Per shembull, aktiviteti i NATO-s qe zhvillohet ne Vlore ne 17 Prill - 9 Maj,  2008  flet qarte se shkencetaret e huaj vijne ne Shqiperi ne qofte se i ftojne njerez me kredibilitet shkencor. Ne konferencen e NATO-s ne do te kemi pjesemarres nga Australia, Amerika, Gjermania, Anglia, Spanja, Ukraina, Polonia, Rusia, Franca, Belgjika, Hollanda, Kanadaja, Bulgaria, Zvicera, Rumania, Turqia, Tunisia, Algjeria, Jordania, Israeli, Moldavia, Armenia, etj. Gjithsel do te jene rreth 150 pjesemarres. Per detaje te metejshme per konferencen shihni: NATO Advanced Study Institute

Ne synojme qe organizata te tilla si "Vlora Conference Series" organizuar nga disa shkencetare shqiptare ne Amerike te mblidhen nen ombrellen e Universitetit te Vlores dhe te kene si aktivitet te pervitshem organizimin e konferencave shkencore nderkombetare.


2.3. Krijimi i revistave shkencore. 

Qe shkenca shqiptare te eci si shkenca ne pjesen tjeter te botes duhet qe ne te kemi organet tona shkencore qe sot ne Shqiperi nuk ekzistojne. Une synoj krijimin e organeve te tilla si me poshte:


2.3.1. Albanian Journal of Mathematics. Albanian Journal of Mathematics (ISSN: 1930-1235) eshte nje reviste matematike per publikimin e artikujve shkencore origjinale ne matematike.

Revista ka si synim te paraqese zhvillimet me te fundit ne matematike dhe te nxise lidhje sa me te ngushta midis matematikaneve shqiptare dhe matematikaneve te tjere ne mbare boten. Ne botojme artikuj kerkimore shkencore te nivelit me te larte ne fushen e matematikes, matematikes se aplikuar, statistikes, dhe aplikimeve ne fushat e inxhinjerise. Gjuha e botimit eshte anglisht. Revista Shqiptare e Matematikes eshte e para reviste shkencore matematike ne gjithe trevat shqiptare. Vazhdon te jete i vetmi organ shkencor me karakter nderkombetar ne fushen e matematikes, statistikes, matematikes se aplikuar, informatikes, shkencave te komunikimit, kriptograse, etj. Revista financohet plotesisht nga donacione private. Gjate vitit 2007 revista botoi 24 artikuj shkencore. Une synoj qe kjo reviste te kaloje nen mbikqyrjen e Universitetit te Vlores. Dicka e tille do te ndihmonte ne permiresimin e imazhit te Universitetit te Vlores ne bote.

2.3.2. Mathematics of Communications. Ne synojme te krijojme nje reviste te tille gjate vitit 2008. Qellimi kryesor i revistes do te jete te kordinoje bashkepunimin shkencor midis matematikaneve, informatikaneve, inxhinjereve komputerike dhe elektrike ne fushen e komunikacioneve. Revista do te kete karakter nderkombetar.

2.3.3. Albanian Journal of Computer Science. Informatika eshte nje nga deget kryesore te veprimtarise shkencore sot ne bote. Mungesa e nje reviste te tille ne Shqiperi eshte nje mangesi e madhe per perparimin e informatikes ne vendin tone. Ne synojme qe informatikanet shqiptare te kryejne rolin kryesor ne krijimin e kesaj reviste.

2.3.4. Eastern European Journal of Digital Communications. Kjo eshte nje reviste tjeter qe do te krijohet ne 2008. Kryesisht ne bordin e redaktoreve do te jene informatikane dhe inxhinjere nga Evropa lindore. Ne synojme qe qendra e kesaj reviste te jete ne Vlore.

2.4. Krijimi i qendrave shkencore me karakter nderkombetar. 

Megjithese puna shkencore do te behet ne universitet, krijimi i qendrave shkencore me karakter special eshte mjaft i rendesishem.  Duke u bazuar ne grantin e NATO-s qe ne kemi per vitin 2008, ne synojme te krijojme nje Qender kerkimore-shkencore ne kriptografi dhe teori kodesh. Nje qender e tille do te na beje te mundur te aplikojme per grante te vecanta nga agjensi te huaja, te perfshijme studjues te huaj ne aktivitetet tona pa i perfshire ata ne burokracite e universiteteve tona.

Nje drejtim tjeter une synoj te nxis eshte krijimi i nje qendre per "Kenga Polifonike Labe". Vallet e kenget e Laberise jane te vecanta ne bote dhe studiohen nga mjaft studjues te huaj. Nje qender e tille do kishte nje status te vecante boteror qe prej krijimit te saj. Ne kemi identikuar studjues te vecante nga universitete te huaja qe duan te perfshihen ne kete projekt.

Nje projekt tjeter eshte ne bashkepunim me 10 vende lindore dhe universitete ne Amerike, Angli dhe Gjermani. Une jam nismetari i projektit per krijimin e "Eastern European Network on Cyber-security". Ne kemi kerkuar 15 000 000 Euro per kete projekt 5 vjecar nga NATO, Bashkimi Evropian dhe agjensi te tjera. Perfshirja e nje institucioni shqiptar ne kete projekt do te ishte fitore e madhe per shkencen ne Shqiperi.

3. Masat ne fushen e mesimdhenies

Eshte shpesh i gabuar mendimi se kerkimi-shkencor eshte problemi kryesor me universitetet tona. Kerkimi-shkencor nuk mund te mendohet i shkeputur nga mesimdhenia. Une synoj qe ne Vlore te behet ri-vleresimi i cdo programi nga ana shkencore dhe vleresimi i cdo pedagogu nga ana pedagogjike. Por kjo nuk eshte e vetmja. Ne duhet t'u japim mundesite studenteve tane qe ata te ecin ne fushen akademike. Rregullat e universiteteve tona ne lidhje me studentet jane arkaike dhe u ngjajne me teper rregullave mesjetare se sa rregullave bashkekohore.


3.1. Konvertimi ne sistemin e krediteve. Duke lluar nga shtatori 2008, studentet e vitit te pare ne Universitetin e Vlores do te hyjne ne sistemin a krediteve. Cdo provim do te vleresohet me nje numer te caktuar kreditesh. Per cdo lende do te krijohet nje faqe interneti per pershkrimi i programit do te jete ne Shqip dhe Anglisht. Kjo do t'u jape mundesi studenteve tane te transferojne provimet ne gjithe boten. Ne do te kemi te saktesuar tekstet qe do te perdoren (ne Shqip ose Anglisht), profesorin e lendes, asistentet, menyren e organizimit te simestrit, datat e provimeve, etj. Keto do te jene plotesisht nen kompetencat e Universitetit te Vlores dhe jo te Ministrise se Arsimit, sic a percakton ligji per arsimin e larte. Cdo student qe merr diplome ne shkencat teknike do te kerkohet te ndjeke 2 kurse ne Anglisht. Keto kurse do te jepen nga asistente qe Anglishten e kane gjuhen e pare. Ne kemi siguruar fonde per kete program.


3.2. Krijimi i programeve te reja. Programi mesimor ne cdo departament do te rishikohet. Cdo program do te transformohet ne nje program bashkekohor. Ato programe te cilat do te konsiderohen te pamundura te transformohen dhe pa in- teres per studentet do te mbyllem per t'ua lene vendin programeve te tjera. Disa programe qe mund te hapen qe ne shtator 2008 dhe per te cilat mendojme se mund te sigurojme fonde shtese nga organizata nderkombetare jane:
  • - informatika
  • - inxhinjeri kompjuterike
  • - inxhinjeri elektrike
  • - matematika e nancave
  • - matematika ne komunikacione
  • - biomatematika
  • - bioinformatika
  • - biologji navale
  • - inxhinjeri elektrike
  • - sitemet informative

Per planet me afatgjata ne synojme krijimin me te gjitha deget te nje fakulteti te biznesit dhe nje fakulteti mjekesie.


3.2.1. Krijimi i programeve pas-universitare. Brenda muajit maj ne do t'i dorezojme Ministrise se Arsimit propozimin e detajuar per hapjen e shkolles pas-universitare te nivelit master dhe doktorature. Ne jemi te bindur se do te kemi ne stan pedagogjik te kesaj shkolle emra te njohur ne bote. Keta individe (shqiptare ose te huaj) do te na ndihmojne ne 5-vjecarin e pare te ekzistences sone me vizita 4-5 mujore ose vjetore, me drejtimin e doktoraturave te para, me kualikimin e pedagogeve tane (duke i ftuar ata ne institucionet e tyre). Jemi te bindur se do te kemi nje ekip ekspertesh qe nuk eshte mbledhur asnjehere me pare ne nje institucion shqiptar. Programet e para ne shkollen pas-universitare do te jene ne deget qe ne kemi eksperience dhe kontakte neper bote. Fillimisht keto dege do te jene matematika, informatika, inxhinjeria elektrike, inxhinjeria navale, gjuha angleze dhe ndonje dege tjeter. Ne vitet qe vijne ne do te vazhdojme te hapim programe te reja ne deget e tjera.


3.3. Eliminimi i gjithe proceseve burokratike per studentet. Cdo student ka te drejte te zgjedhe se cfare lendesh do te marre gjate simestrit, se ne cfare kohe do t'i marre, se kur deshiron te rregjistrohet, se cfare dege do te rregjistrohet, etj. Shumica e proceseve do te behen nepermjet internetit. Ne synojme te instalojme nje sistem te plote informativ brenda vitit 2008. Kjo do te lehtesoje gjthcka per studentet, per pedagoget, administraten dhe kedo tjeter. Vetem sta pedagogjik i Universitetit te Vlores do te jete pergjegjes per pranimet ne Universitetin e Vlores. Aplikimi i sistemit te kredive do t'u jape mundesi studenteve te marrin kurse ne cdo kohe, te krijojne skedulen e tyre sipas deshires, te zgjedhim profesorat qe preferojne, te zgjedhin deget qe preferojne, etj. Duke krijuar nje sistem universitar bashkekohor ne synojme te rekrutojme studente edhe nga vende te tjera si Kosova, Maqedonia, dhe vende te tjera ne rajon. Keta studente do te ndjekin studimet me nje pagese vjetore qe do te percaktohet nga senati i universitetit.


3.4. Vlera e diplomes se Universitetit te Vlores. Qellimi yne eshte qe diploma e Universitetit te Vlores te kete vlere reale jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj. Duke pasur programe bashkohore, duke i postuar keto programe ne internet ne Anglisht dhe Shqip, duke pasur pedagoge me aktivitet shkencor, duke zoteruar revista shkencore me reputacion nderkombetar, duke pasur qendra kerkimore-shkencore te nivelit boteror ne jemi te sigurt se diploma e Vlores do te respektohet ne gjithe boten. Kjo nuk do te vije menjehere, por do te jete nje proces i ngadalshem qe do te vazhdoje gjithmone. Une kam besim se frytet e para do te vijne brenda 4-5 vjetesh.

4. Rrogat e pedagogeve dhe cilesia e universitetit

Ne jemi te sinqerte se nje institucion modern nuk mund te ndertohet me sistemin aktual te rrogave te universiteteve tona. Synimi i Universitetit te Vlores duhet te jete se brenda 4 viteve te arrihet qe rroga vjetore minimale e pedagogeve me norme te plote te jete 25 000 Euro. Natyrisht, ne nuk mund te shpresojme se do te arrijme kete nepermjet rritjeve te rrogave nga qeveria. Ne duhet te gjejme rruge te tjera nepermjet granteve shkencore nga agjensi europiane, donacioneve private, dhe marreveshjeve me kompani private teknollogjike si Microsoft, IBM, HP, etj. Detajet per menyrat e sigurimit te ketyre fondeve do te jepen ne kreun ne vazhdim.

5. Fondet shtese dhe autonomia financiare

Qe Universiteti i Vlores te mbijetoje dhe te kete imunitet nga zhvillimet politike ne vend ne duhet te kemi nje strategji te sakte per nje autonomi akademike dhe financiare nga Ministria e Arsimit. Universitetetet perendimore, edhe pse shteterore, vetem nje perqindje te vogel te fondeve te tyre e sigurojne nga buxheti shteteror. Pjesa tjeter e fondeve del nga aktiviteti shkencor, bashkepunimi me kompani private, dhe taksat e studenteve. Ne do te kemi nje strategji te ngjashme. Menjehere do te krijohet nje zyre marketingu e cila do te merret me reklamimin e universitetit dhe krijimin e nje llogarie bankare per donacionet. Qe Universiteti i Vlores te behet nje universitet modern i rangut boteror ne 4 vitet qe vijne do te duhen rreth 250 milione dollare. Ndoshta kjo eshte nje shifer jo-reale per kushtet tona, por une mendoj se ne qofte se ne nuk pengohemi nga qeveria dhe Ministria e Arsimit shifra prej 50 milion dollaresh eshte dicka e arritshme.

Ekzistojne shembujt ne Evropen Lindore ku universitete te vecanta kane siguruar grante dhe dhurata nga kompani perendimore prej 150 - 200 milion dollaresh. Ne do te aplikojme ne menyre agresive per cdo grant qe te jete e mundur. Ne do te kontaktojme kompanite me te medha te teknollogjise per mundesira bashkepunimi.  Une kam eksperience personale ne aplikimin e granteve te ndryshme. Jam nga te paktet matematikane te cilet kane pasur grante ne te njejten kohe nga National Science Foundation (NSF), National Security Agency (NSA), dhe NATO. Une jam drejtori i Institutit te Studimeve te Avancuara qe nancohet nga NATO per vitin 2008. Ne kemi marre 72 000 Euro nga NATO dhe 10 000 dollare nga NSF per te organizuar nje konference 2-javore ne Vlore.  Fondet ne te cilat une kam qene personi pergjegjes ose pjese e ekipit te granteve e kalojne 2 milione dollare gjate 3 viteve te shkuara. Une jam inisiatori i nje ekipi te Evropes lindore qe perbehet nga 10 vende dhe rreth 100 matematikane dhe inxhinjere me te cilin po aplikojme per fonde nga Bashkimi Europian, NATO, dhe qeveri te vecanta te Evropes.

Keto perpjekje te miat kane qene individuale sepse si shkencetar i punesuar ne Amerike mundesite e mia per fonde nga Evropa jane te kufizuara. Kjo do te ndryshoje ne qofte se une jam i punesuar ne Shqiperi. Kam besim se duke pasur me vete nje universitet te gjithe ne mund te arrijme te marrim shuma te konsiderueshme dhe te jemi te sukseshem. Pjesa me e madhe e fondeve te tilla do te invetohen tek permiresimi i ambjenteve te universitetit, ndertimi i godinave te reja, krijimi i nje biblioteke model, rritja e  rrogave te pedagogeve.

6. Zgjerimi i Universitetit te Vlores me ambiente te reja

Universiteti i Vlores ka nevoje te ndertohet nga e para. Ne zyrat e ish-komitetit te partise nuk mund te behet mesim. Ndertimi i plote i nje kampusi bashkekohor do te marre kohe te gjate, por ne duhet te llojme menjehere. Une qe muajin e pare do t'i kerkoj qeverise si edhe bashkise se Vlores 10 hektare toke ne Pyllin e Sodes per te lluar menjehere planet per ndertimin e godines se pare. Cdo investim i bere ne godinat ekzistuese eshte para e hedhur kot.

Ne qofte se ne kemi token si prone te universitetit dhe nje plan konkret veprimi eshte me e lehte qe kompani private te kontribojne per ndertimin e godinave te vecanta. Per me teper qe bashkimi Europian ka programe te vecanta per keto gjera, por per te aplikuar duhet nje plan konkret veprimi.

7. Sistemet informative: biblioteka, zyra e rregjistrimit, paraqitja ne internet.

Problemi me i dukshem i pa-aftesise se drejtuesve te universiteteve shqiptare eshte paraqitja e dobet e ketyre universiteteve ne internet. Universiteti i Vlores nuk ka faqe interneti, kurse ato universitete shqiptare qe kane faqe interneti i kane te nje niveli mjaft primitiv dhe amator.

Problemi me i madh i Shqiperise sot eshte imazhi i vendit tone ne boten perendimore. Te njejtin problem kane edhe universitetet tona. Une premtoj se ky imazh ne internet per universitetin e Vlores do te ndryshoje brenda 6-muajve te pare. Une premtoj nje faqe interneti ku cdo informacion do te jete ne Shqip dhe Anglisht. Cdo departament, pedagog, kurs e student do te kete faqe interneti. Nevojat e perditshme te studenteve do te kryhen nepermjet internetit (rregjistrimet, pagesat, marrja e notave, informacionet mbi kurset, detyrat, etj). Pedagogeve do t'u kerkohet qe te perdorin posten elektronike dhe internetin per te dhene detyra shtepie, per te komunikuar me studentet, per te postuar leksionet, per te krijuar faqet e internetit ku te pasqurohet veprimtaria e tyre pedagogjike ose shkencore.

Nje problem jo i vogel eshte bibloteka e universitetit. Duke bere te mundur futjen e nje sistemi te plote informativ ne mund te perdorim biblotekat virtuale me shume sukses. Shumica e kompanive te botimit kane cmime te arsyeshme per vendet e Evropes lindore. Ne do te jemi ne gjendje te krijojme nje biblioteke te respektueshme pa ndonje investim te madh.

8. Ne vend te mbylljes


Duke e mbyllur une pranoj se ato ide qe shtrohen me siper ndoshta nuk do te behen te gjitha realitet. Por une do te punoj me mish e me shpirt per te bere realitet secilen prej ideve te mesiperme.  Ndoshta do te kete nga ata qe do te mendojne se keto gjera une i them per fushate. Te gjithe ata une i ftoj t'i hedhin nje sy revistes shqiptare te matematikes ne:

per te pare se me perpjekje dhe me pune cdo gje arrihet. Shume njerez qeshen me ne para nje viti per nje nisme te tille. Sot ne kemi nje nga revistat me cilesore te Ballkanit ne matematike dhe realizuam ate qe Akademia e Shkencave e Shqiperise nuk e realizoi dot gjate gjithe ekzistences se saj. Revista botoi 24 artikuj shkencore gjate vitit 2007 dhe po merr artikuj nga profesore te matematikes ne universitetet me te mira te botes si MIT, Berkeley, etj. Gjithashtu, ju ftoj te hidhni nje sy tek faqja e internetit te konferences se NATO-s tek

Ne degjojme perhere justikimet se askush nuk vjen ne Shqiperi, se ketu nuk behet gje, etj. Shihni se mbi 100 matematikane, disa nga te cilet nga emrat me te degjuar ne bote do te vijne ne Vlore kete vere. Disa nga keta individe kane mbi 400 artikuj shkencore ne matematike. Shqiperia ka plot dashamires. Ne duhet te krijojme kushtet qe ata te na ndihmojne. Me se fundi une ju bej thirje studenteve dhe pedagogeve te gjithe Shqiperise te votojne per kandidatet me te mire. Per ata kandidate qe sjellin dicka te re dhe do te permirsojne universitetet tona. Ne si individe jemi fare pa rendesi. Jane institucionet ato qe mbeten dhe i japin vendit e historise.


Pershendetje,
T. Shaska,  Dhjetor, 2007

No comments: