Translate

Saturday, May 10, 2014

Disa reflektime të shpejta mbi "reformën" në arsim.

Miq të nderuar,

kam 2 ditë që kam kaluar çdo detaj të draftit për ligjin e arsimit të propozuar nga komisioni i kryeministrit.  Këto janë përshtypjet e mia:

1) Nga ana estetike ky raport i ngjan një raporti të një nxënësi mesatar të shkollës së mesme.  Kombinimet e ndryshme të ngjyrave, përdorimi me vend dhe pa vend i "bullets", dhe organizimi mjaft i dobët i materialit të bën të mendosh se raporti është bërë nga ndonjë manager biznesi dhe jo personel akademik.

2) Përsa i përket fakteve dhe shifrave që jepen në raport ato janë shumica të pasakta dhe kanë brenda inflacionin e shifrave që gjen kudo në Shqipëri.  Universitetet shqiptare numërojnë si studentë edhe ata që janë rregistruar para shumë vitesh dhe s'kanë frekuentuar universitetin asnjë ditë.  Raporti përpiqet të nxjerrë konkluzione nga shifra te pasakta dhe natyrisht edhe konkluzionet do te jenë të pasakta.

3) Raporti është kontradiktor.  Pretendon të ngrejë një sistem me bazë konkurencën, por kthen ose vazhdon kontrollin e qeverisë mbi çështje si pranimet në universitete, shpërndarjen e studenteve, kuotat, etj.  Kjo të le të mendosh se anëtarët e këtij komisioni nuk kuptojnë parimet bazë të menaxhimit te universiteteve, qofshin ato akademike apo financiare. 

4) Propozimi është një hap mbrapa në autonomine e universiteteve për të cilën kemi vite që luftojmë.  Ky do te jetë një zhvillim shumë negativ në arsimin shqiptar.  Le të jemi të sinqertë, gabimet e PD-së në arsim ishin pikërisht sepse nuk shkoi deri në fund me autonominë e universiteteve.  Çdo hap mbrapa në këtë drejtim do te ishte shumë shqetesues. 

5) Raporti është i mangët në detaje.  Si do të funksionojnë pagesat? Sa do të jenë çmimet për një student në këtë sistem të ri?  A është bërë ndonjë studim për këtë? Përse nuk lejohet mundësia që studentët të zgjedhin vetë degët e tyre?  Përse studentët nuk mund të ndërrojnë degë sa herë që të duan?  Cili do të bejë promovimet e personelit akademik, universitetet vetë apo politikanët ne Tiranë? Këto janë të gjitha tipare të marra nga niveli "anglo-saxon" tek të cilat komisioni nuk futet fare.   

Unë do ti sygjeroja kryeministrit diçka fare të thjeshtë.  Vëri si dytyrë ministrisë të punojë me ligjin arsimor ekzistues.  Ju mund të shtoni amendamente mbi këtë ligj për çështjet urgjente.  Shumica e problemeve të arsimit në Shqipëri mund të zgjidhen me ligjet që janë. Problemet me cilësinë nuk kanë ardhur nga ligji, por nga mungesa e punës në universitete dhe nga mungesa e kërkimit të llogarisë.   

Ndërkohë dëgjojmë se Shqipëria do të riorganizohet ne 4-5 provinca të mëdha.  Riorganizimi i universiteteve duhet të bëhet i tillë që secila nga këto provinca te ketë nga nje universitet.  Në se Shqiperia per nje 10 vjeçar do te arrije në 200 000 studente siç pretendohet në raport, atëherë nuk paska më shumë nevojë se 4-5 universitete shtetërore. Numri ideal i nje universiteti shtetëror është 35 000 - 50 000 studentë. Një nga difektet e universiteteve tona shtetërore është se janë plotësisht të shkëputura nga komuniteti.  Ky propozim do të rregullonte këtë difekt.  Universitetet do të bëheshin krenaria e këtyre provincave dhe do të ndihmonin këto provinca të krijonin një identitet të tyre. 

Kjo kërkon guxim politik dhe përfshirje në këtë reforme të personave jashtë spektrit te PS-se, por është e vetmja mënyrë që do të ndryshonte sistemin arsimor shqiptar.  Ndryshe kjo s'do te jetë gjë tjetër vecse "reforma" e rradhës. 

Sinqerisht,
T. Shaska

Monday, April 14, 2014


Arithmetic of hyperelliptic curves
Special Session: Arithmetic of Hyperelliptic Curves
Michigan State University, 
East Lansing, MI 
March 13-15, 2015
Meeting #1108


Organizer: Tony Shaska, Oakland University


Overview

Arithmetic geometry is the study of the solutions in k^n of a system of polynomials in n variables with coefficients in a ring k such that k=Z, Q, Z/pZ, or a Dedekind domain. The subject is a combination of algebraic number theory, commutative algebra, and algebraic geometry. During the last 30-40 years the subject has seen many developments both theoretical and computational.


The goal of this session is to look at some of these problems focused on hyperelliptic and superelliptic curves. Computational aspects of arithmetic geometry and applications in cryptography and coding theory will be encouraged. The session will be a continuation of the NATO Advanced Study Institute on the Arithmetic of Hyperelliptic Curves held in August 2014 organized by this proposer.


Topics of the session include, but are not limited to:
  • Integral extensions and integral closure
  • Algebraic curves 
  • Jacobians of algebraic curves, rational torsion points in the Jacobian etc.
  • Computational number theory, rational points on curves,
  • Curves defined over Q
  • Minimal discriminants and conductors
  • Selmer groups in Jacobians
  • Arithmetic invariant theory
  • The arithmetic of hyperelliptic curves
  • Pairings and Weil descent
  • Mordell-Weil group
  • Arithmetic Mirror Symmetry
  • others 
Contact: T. Shaska (shaska AT oakland DOT edu)

Proceedings: There will be a proceedings volume for this session either from AMS Contemporary Math. series or a special issue of some of the journal in the area.

Wednesday, December 18, 2013




Uh! Europë, ti kurva e motit, 
qi i rae mohit besës e Zotit,
po, a ky $\hat a$ sheji i qytetnisë:
me d\'a tokën e Shqipnisë
për me mbajtë këlyshët e Rusisë?
Po, ti a kështu sot na i përligje
njata burra, qi m' këto brigje
për ty vehten e b\'ane flie
kur ti heshtëshe prej ligështie ?
Ti, qi i kalle flakën diellit
e i shestove rrathët e qiellit,
Ti, prej eshtënsh t't' ngratë Shqiptarëve,
qi b\'anë dekën për dh\'a t' Parëve,
b\'an sot t' bijnë fatosa t' ri,
t' cilt nji troe t' kësajë Shqipnie
mos t' ia lanë Shkjaut n' dorë me i r\'a
krejt në gjak nji herë pa e l\'a !
Lum, oj Zana e Velecikut,
qi m' ia lëshon ti namët anmikut,
qi m' i uron djelmtë e Malsisë,
qi m' ia kjanë hallin Shqipnisë ;
kësaj Shqipni e cila motit,
n' z\'a kah pushka e besa e Zotit,
pat kenë cmue prej fisesh t' tana
kah bjen dielli e kah merr hana !
Por, sado qi poshtë ka r\'a
sot me sot e rrin tue kj\'a 
n' pluhun t' tokës, prej njërëzve sh\'a,
prap, oj Zanë, shkëndia e burrnisë
nuk \'a' shkimbë n' male t' Shqipnisë,
qi, man\'a, edhe n' këto kohë t' reja
ka 'i herë ndezet flakë si rr'feja

Friday, August 2, 2013

Leter nje te marri

Leter nje te marri 




Pershendetje zoti Kryeminister,

shpresoj te jeni mire.  Megjithe padrejtesite qe ju personalisht dhe klika juaj kreu karshi meje dhe familjes sime perseri une ju uroj qe e ardhmja t'ju sjelle sa me pak telashe ju dhe familjes suaj.

Kam merak t'ju kujtoj disa gjera.  

Ne veren e vitit 2010, A. Kollozi me 2 deputete te tjere te Vlores shkuan ne zyren e M. Tafaj dhe kerkuan shkarkimin tim si Rektor. Arsyeja ishte se po te zevendesohesha une atehere do te vihej nje rektor tjeter qe do te perkrahte Kollozin per tu fituar zgjedhjet e Bashkise se Vlores ne 2011.   Une e kam konfrontuar hapur zotin Tafaj ne zyren e tij ne Shtator te 2010 per kete fakt.  Ne Tetor 2010, M. Tafaj ka derguar nje shkrese zyrtare ne Oakland University ku une punoja dhe kerkonte sqarime se perse une qe isha i punesuar ne Shqiperi lejohesha te punoja ne Oakland University. Ne Tetor 2010, Nora Malaj duke shfrytezuar lidhjet e saj me disa gazeta te majta filluan nje sulm mediatik kuder meje mbi futjen e matematikes per vitet e para ne programet universitare dhe botimin e librit tim te kalkulusit. Ju keto gjera i miratuat ne heshtje.

Po si shkuan gjerat qe atehere?  

- Ne fillim te Nentorit 2010, Universiteti i Vlores renditet ne vendin 5016 nga 12 000 universitete te botes. Ishte nje nga vendet me te larta per gjithe Ballkanin (WES ranking). Universiteti Politeknik i Tiranes ne vendin e 12 000. 
- Ne 15 Nentor une dhashe doreheqjen publike dhe kritikova strategjine tuaj dhe te ministrit Tafaj per arsimin.  Doreheqje qe pati buje anembane vendit dhe shkaktoi 2 jave mjaft te ethshme te shtypit ne Shqiperi.  
- Ne mesin e Dhjetorit 2010, vetem 3 jave me pas, Dritan Prifti beri publike videon e famshme te Ilir Metes. 
- Ne Dhjetor ne Universitetin e Vlores mberriti perseri Kontrolli i Larte i Shtetit i cili kishte vetem 3 muaj qe ishte larguar, per te kontrolluar pune  time.  
- Ne Janar 2011 pati protesta ne Tirane dhe ju urdheruat vrasjen e 4 njerezve te pafajshem. 
- Ne Maj 2011 ne zgjedhjet per bashkine e Vlores, Kollozi humbi thelle karshi kandidatit te PS-se Shpetim Gjika
- Ne veren e 2011, Kontrolli i Larte i Shtetit gjen "shkelje" ne punen time si Rektor
- Po gjate Veres 2011, Rektori i ri i Universitetit te Vlores pushon nga puna Eustrat Zhupen (i vetmi ne Universitet me doktorate ne shkencat kompjuterike (L'universita di Bari)), Nejme Gjikaj (shefe e Departamentit te Matematikes), Mimoza Xheladini (Kancelare e Universitetit), si edhe shume te tjere
- Ne Tetor 2012, Universiteti i Vlores renditet ne vendin 10 800 ne listen e universiteteve te botes. Asnje universitet shqiptar nuk eshte renditur me asnjehere aq lart sa Universiteti i Vlores ne vitin 2010.
- Ne Tetor 2012, Gjykata ne Vlore me denon me 1 vit burg sepse ne 2010 refuzova te pranoj ne Universitetin e Vlores, studentin Kolagji, djali i nje prej gjykatesve te Vlores, i cili donte te transferohej nga Universiteti Kristal. 
- Disa muaj me vone, zbulohet nga mediat italiane se Universiteti Kristal i kishte dhene diplome false Renzo Bossit, i cili nuk kishte shkelur asnje dite ne Shqiperi.
- Ne Mars 2013, ne nje gjyq sekret, pa deshmitare, pa avokat, dhe pa me lajmeruar askush denohem nga Gjykata e Vlores me 3 vjet burg per shitjen e librit te kalkulusit. Per me teper qe mua me ndalohet te drejtoj institucione te arsimit te larte per 2 vjet. Nje perpjekje e dukshme nga gjykata politike juaja per te penguar kthimin tim ne Shqiperi. 
- Ne 23 qershor 2013, ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare partia juaj peson nje deshtim spektakolar.  Ne keto zgjedhje, ne Vlore kandidohet perseri Kollozi i cili nuk merr dot mandat. Humbja e PD-se ne Vlore ka qene me e thella e gjithe periudhes se demokracise. 
- Ne daten 27 qershor, ju i perlotur pranoni deshtimin dhe jepni doreheqjen. 
- Sot ne 25 korrik shumica e krereve te PD-se te kane kthyer shpinen ty dhe PD-se.  Shume te tjere do te vijojne te distancohen nga personi juaj ne javet qe vijne. 
- Nderkohe sistemi arsimor qe ju ngritet konsiderohet nga shumica e shqiptareve si deshtimi me i madh ne te gjitha fushat per Shqiperine e pas-komunizmit.
- Historia me tutje  mbetet ende per tu pare ...

Nuk e di kush ka dale i fituar deri tani, une apo ju?   

Eshte pikerisht kjo arrogance qe ju personalisht dhe administrata juaj treguat karshi njerezve te thjeshte e cila ju kushtoi zgjedhjet. Une uroj qe qeveria e ardhshme t'ju lere te qete, por jam i bindur se  ju dhe femijet tuaj do te hiqni gjera te ngjashme me keto qe hoqa une, por te shumefishuara disa here.  


Sinqerisht,


T. Shaska 



25 korrik 2013

Thursday, July 18, 2013

Nje bisede ...

Nje kolege më bëri disa pyetje për një projekt qe ka nisur dhe me kujtoi disa gjëra të vjetra.


  • Cfarë ju shtyu ta linit Shqipërinë? Kishit një plan për të ardhmen profesionale larg vendit tuaj?

Unë kisha mbaruar shkollën e mesme “Halim Xhelo” në Vlorë në vitin 1985.  Në vitin 1991,  isha student i vitit të parë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, në degën e matematikës.  Nuk kisha ndërmend të ikja nga Shqiperia, por mbyllja e universitetit pas grevës së urisë ishte dicka që më erdhi shumë papritur. Menjëherë vendosa të ikja dhe nuk shkova më në shtepi, por nga Tirana direkt dhe tek Tre-Porti në Vlorë nga ku ikëm më një rimorkiator në datën 5 Mars, 1991.

  • Sa i vështirë ishte fillimi i jetës tuaj në SHBA... pse zgjodhet këtë vend?

Në Angli, kur djemtë mbushnin 18 vjec i dërgonin 3-4 vjet në det, si marinarë, që të bëheshin burra.  Brezi ynë, ndoshta jo më dëshirë, por pati një fat të ngjashem. Fillimi eshtë i vështire për cdo emigrant, por njeriu përshtatet.

Unë kisha si qëllim të vetëm në 1991 të mbaroja universitetin.  SHBA ishte vendi ku pata mundësinë të merrja dokumentat dhe të vazhdoja shkollën, kështu që shkova atje pa hezitim.

  • Jeni Pedagog Matematike në Oakland University, Rochester, Michigan. Cdo të thotë për një shqiptar të punoje në një universitet amerikan? Ku konsiston puna juaj? A keni studentë shqiptare aty?

Nuk ka asnjë cudi që një shqiptar të punojë në cdo vend nëpër botë. Ne jemi po aq të zotë e të aftë sa kushdo tjeter.  Vuajtjet dhe hallet na kanë bërë ndoshta edhe më të fortë se të tjeret.  

Puna ime shkencore është në atë fushë të matematikës që quhet gjeometri algjebrike.  Eshtë një nga fushat më klasike dhe më të bukura të matematikës.  Shekulli i XIX solli një hop të madh në ketë fushë me matematicienë si Jakobi, Abel, Riemann, Hurwitz, të cilët u pasuan nga shkolla italiane e gjeometrisë me  Cremona, Segre, Castelnuovo, Severi, Albanese, e të tjerë. Punë që u zhvillua më tej nga  Zariski (SHBA),  Humbert dhe Picard (Francë), Schubert dhe Noether (Gjermany), etj.  Në gjysmën e dytë të shekullit të XX, gjeometria algjebrike u vu në baza solide teorike nëpërmjet punës së Zariskit, Weil, Serre, Grothendieck.  Sot mbetet nga fushat më teorike të matematikës, por me aplikime në statistikë, teori kontrolli, robotikë, teori kodesh, kryptografi, filogjenetikë, teoria e stringjeve,  solitonet, sistemet integrale, matematikë-fizike, etj.
  
Në departamentin tonë sot janë 6 studentë shqiptare që vazhdojnë studimet për doktoratë. Personalisht, unë kam një studente shqiptare që po shkruan tezën e doktoratës nën drejtimit tim si edhe dy studentë në Shqiperi me të cilët po punoj.

  • Jeni kushtuar tek matematika. Pse kjo zgjedhje? Cfare kenaqesie ju afron një fushe jo shumë e kuptushmë për shumë të tjere? A mund të zbatohen kerkimet tuaja në ekonominë shqiptare apo në fusha të tjera specifike?

Gjithmonë, si femijë, matematika kishte një vend të vecantë në zemrën time, por unë doja të bëhesha shkrimtar.   Hartimet e mia edhe vonë kur isha në gjimnaz lexoheshin në sallën e mësuesve apo përpara klasave të tjera në shkollë. Por pati disa faktorë të vecantë të cilët e vendosen perfundimisht rrugën time në jetë.  
       
Im ate, Bedri Shaska, ishte mësues matematike.  Natyrisht ai pati një ndikim të madh. Unë habitesha nga respekti dhe admirimi që tregonin ish-nxënës të tij edhe pse nuk kishin vazhduar në matematike. Dhe ai pati shumë nxënës të suksesshëm për një shkollë të vogël fshati, ku punonte. Shezai Rrokaj, Luan Hasanaj, Aferdita Manaj dhe shumë të tjerë  arriten në majat e shkencës së atyre viteve dhe një pjesë të mirë të suksesit të tyre ja dedikonin bazave të forta që kishin në shkollën e Koculit.  Unë që nga klasa e 5-të dhe deri sa mbarova gjimnazin punoja më tim ate, me libra të vecantë matematike duke zgjidhur ushtrime e probleme jashtë programit të shkollës.  Ishte një menyrë më të cilën unë kaloja një pjesë të mirë të kohës së lirë.
       
Së dyti, unë isha me fat që në gjimnaz kam pasur mësues të shkëlqyer. Vecoj këtu mësuesin tim të matematikës në shkollen “Halim Xhelo” në Vlorë, zotin Mehmet Likaj. Nje mësues i shkëlqyer në plotë kuptimin e fjalës. Mehmeti ishte i saktë, i qartë, një metodist i përsosur dhe raporti që unë kisha më të ishte dicka e vecantë.  Përditë ai pregatiste ushtrime të vecanta për mua, asnjëherë nuk më linte pa punë. Në heshtje dhe pa shumë fjalë ne kishim gjetur një raport ideal me njeri-tjetrin.  Sa më shumë kalojnë vitet, aq më tepër kuptoj ndikimin e tij të thellë në formimin tim.  Im atë dhe Mehmet Likaj kanë ndikuar në formimin tim matematik më shumë se kushdo tjetër.  
      
Së treti, pati edhe një faktor tjetër disi më rastësor i cili pati një ndikim tepër të madh në formimin tim. Kur isha në gjimnaz, unë fitova vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës në Vlorë.  Për arsye politike, Komiteti i Partisë në atë kohë vendosi që unë të mos shkoja në Tiranë në Olimpiadën Kombëtare.  Ne vendin tim u dërgua i nipi i drejtorit të shkollës së asaj kohe.   Nje një farë mënyre kjo vendosi edhe destinacionin tim të jetës.  Që atë javë unë e dija se në se do të më krijohej mundësia në jetë, unë do të bëhesha matematikan.  Me dukej se do të mbetej dicka e paplotë në jetë në se unë nuk do të arrija të sfidoja atë rregjim dhe t’ja dilja mbanë.  Kur lexoj ditaret e mia të asaj kohe, habitem se si gjithë kohës kisha një bindje se ai rregjim do të binte një ditë dhe mua do të më krijohej mundësia në jetë. Për fat, kjo ndodhi.  Për shumë të tjerë mundësia nuk erdhi kurrë.   

  • Keni punuar në Vlore si pedagog dhe rektor në Universitet. Cilat veconi si ndryshimë në mesimdhenie dhe funksionimin e dy shkollave të arsimit të larte? Cfare eksperiencash mund të tregoni rreth punes suaj?

Shkolla në Shqiperi ka shummë sorollatje dhe llafe të kota.  Eshtë një traditë që ka ngelur që nga koha e komunizmit.  Ka shumë pedagogë të cilët nuk e dinë përse tema të caktuara janë në program, përse lendë të caktuara ekzistojnë.  Shumë gjera bëhen sepse janë bërë më parë.  Efektiviteti i mësimdhënies lë shumë për të dëshiruar.  Në Amerikë koncepti i mësimdhënies është ndryshe. Këtu studenti testohet shpesh, kontrolli i cilësisë bëhet me seriozitet. Shumica e pedagogeve janë shkencëtarë aktivë të cilët nuk mund ta lejojnë sistemin të denigrojë plotësisht. Të paktën në universitetet e mëdha publike akoma ka një standart të mirë shkencor.

  • Sipas jush, kush është celësi i suksesit dhe dinjitetit profesional që zoteroni sot?

Puna, natyrisht. Ka rëndësi shumë për ne shqiptarët që punojmë jashtë atdheut që ti bindemi sistemit të vendit ku jemi, të mos habitemi me veten se cfarë kemi arritur, por ta konsiderojmë të natyrshme e të kërkojmë më shumë nga vetja. Ata që habiten me veten se c’kanë bërë kanë të mbartur një ndjenjë inferioriteti. Sekreti është balanca. Eshtë një vijë shumë e hollë midis besimit tek vetvetja dhe arrogancës. E para duhet, kurse e dyta të dëmton.

  • Ju keni rrethin tuaj familjar aty, sa të lidhur jeni më emigrantet shqiptarë ? Cili eshtë opinioni juaj mbi shkallen e integrimit të tyre më vendasit?

Unë jam njeri privat që nuk përfshihem shumë me aktivitete të tjera përvec punës sime.  Kontaktet e mia me shqiptarë janë kryesisht me ata shqiptarë që kanë lidhje me matematikën ose me ish-studentë.  Këtu në Oakland mund të ketë disa qindra studentë shqiptarë. Shpesh qëllon që janë në klasat e mia dhe vijnë e prezantohen. Me shumicën prej tyre mbaj kontakte edhe pasi kanë mbaruar shkollën.

  • Cilat janë ambiciet tuaja për të ardhmen? A lidhen ato edhe më Shqiperine?

Tani unë ju gëzohem fëmijve dhe shpresoj të kenë fat e të ecin mirë në jetë.  Matematika është aktiviteti im kryesor në jetë, por kjo është kënaqësi më shumë se ambicje.

Në lidhje me Shqiperinë, si shumë të tjerë ëndërroj që brenda jetës sime ta shoh vendin tim jo si vendin e fundit në Europe për cdo gjë. Do të më pëlqente që Shqiperia të kishte të paktën një universitet të klasit botëror, ku të rinjve me aftësi tu krijoheshin mundësitë për të ecur në botën e shkences. Shumë gjera kanë ndryshuar në Shqipëri nga 1985 kur unë mbarova gjimnazin, por dicka ka mbetur e njëjtë:   unë nuk pata mundësinë të shkoja në universitet dhe të arrija maksimumin tim nga ana shkencore. Ka shumë të rinj shqiptarë  sot të cilët gjithashtu nuk e kanë këtë mundësi. Kjo sepse universitetet në Shqipëri ofrojnë shumë pak, për mos të thënë asgjë për të pregatitur shkencëtarët e rinj dhe shumica e njerëzve nuk e kanë mundësinë për ti dërguar fëmijet jashtë për studime.

  • Cila mbetet muzika dhe shkrimtari juaj i preferuar shqiptar dhe pse?

Muzikë dëgjoj shumë pak kurse nga shkrimtarët e preferuar do të vecoja Shafarevich, Mumford, Dolgachev, Fulton, Hartshorne, por asnjë prej tyre nuk është shqiptar. 

  • Cfarë veconi nga Shqipëria e viteve të fundit?

Aftësinë e vetëshkatërrimit. Shqiperia shkatërroi arsimin, shëndetësinë, dhe më kryesorja vlerat e njerëzve. Tashmë gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë normë.

  • Keni shumë eksperienca profesionale, por a mendoni se Shqiperia ka nevojë për njerëz të profilit tuaj? A ka pengesa dhe cfarë duhet të bëjë shteti shqiptar?

Unë jam i bindur se që arsimi të rregullohet në Shqiperi gjithshka duhet të fillojë nga matematika.  Sot janë rreth 10-15  matematikanë shqiptarë aktivë në botë.  Në se universitetet publike shqiptare do të rregullohen një ditë, atëherë do të duhen rreth 500 të tillë të punojnë në to.  Dhe këtu nuk e kam fjalën për njerëz më doktorata që merren për dy javë, por për matematikanë të vërtetë.  Pengesa deri tani ka qenë shteti vetë. Të shohim më tutje.

  • Cfare eshtë Vlora për ju? Si e shikoni sot qytetin tuaj? Cilat ndryshimet pozitive apo negative që shihni në qytetin tuaj të lindjes do të doni ti ndryshoni?

Vlora është natyrisht gjithshka për ne që jemi rritur në Vlorë, që kemi aty vitet e rinisë dhe gjithe miqtë e shokët. Unë ëndërroj që Vlora një ditë të ketë një universitet dinjitoz të krahasueshëm me universitetet e mira të botës. Një universitet që ti sjellë Vlorës krenari, por edhe përparim, mundësi zhvillimi ekonomik, përparim në teknollogji e në kulturë.  Vlora duhet të përpiqet të zhvillojë arsimin dhe të thithë investime të huaja në teknollogji.  Ndryshe ne do të ngelemi gjithmonë një provincë pa mundësi, pa zhvillim, pa të ardhme.

  • Sa vlonjatë ndihen femijet tuaj?

Po ju tregoj dicka që i ndodhi vajzës sime para disa muajsh. Emri i saj eshtë Eva Vlora Shaska dhe është në klasën e  tretë. Nje kolegu im  e pyeti, - “Si e ke emrin?”. Eva i thotë, - “Eva Vlora”.  Kolegu vazhdon, - Nga je ti Eva? “. Ajo e sheh më habi dhe i thotë,- “Hello....?!”, duke u ndjere e habitur se si ky njeri nuk e kuptonte që nga emri se nga ishte Eva.  

  • A mendoni se cdo vlonjat kudo që jeton, ka ardhur koha të beje dicka për Vloren? A keni ndonjë angazhim tuajin konkret?

Për momentin unë përpiqem që sa më shumë vlonjatë të mbarojnë në universitete prestigjoze, jashtë vendit, në shkencat ekzakte.  Kemi një grup kolegësh që po na ndihmojnë në këtë drejtim. Ekziston një projekt që të nisim një institut shkencor në Vlore. Akoma nuk kemi kristalizuar planet në se ky institut do të jetë plotësisht privat apo në bashkëpunim me  institucionet qeveritare.  Besoj se do të ketë ndikim jo vetëm në anën shkencore, por edhe ndikim ekonomik nëpërmjet konferencave që do të organizojë, punësimin e njerëzve, reklamimin e qytetit, etj.

  • Cfare nismash sociale mendoni se mund ti sherbejnë qytetareve në radhe të pare dhe vetë qytetit?

Qyteti ynë si gjithë Shqiperia duhet të merret me problemet kryesore sa më shpejt.  Dhe këto nuk duhet të mbeten vetëm nisma sociale, por duhet të bëhen impenjim masiv për të gjithë. E kam fjalën për ambjentin, shëndetësinë, arsimin, urbanistikën.  Këto ndikojnë direkt tek mirëqenia e njerëzve, tek imazhi i qytetit, investimet, ekonomia. Nga problemet shoqërore, mendoj se trajtimi i femrave duhet të jetë në fokusin e shoqërisë shqiptare.  Ka ardhur koha që ne si shoqëri ti japim fund abuzimit të femrave shqiptare dhe të izolojmë individë, organizata, politikanë të cilët mendojnë se gruaja duhet trajtuar akoma si në shekullin e XV.

  • Cili eshtë mendimi juaj për nismen e Albanian Excellence… si e shihni raportin mes shqiptareve të ketej dhe andej kufirit … dhe mendoni se ato do e ndokojnë në afrimin mes tyre?

Nuk është se shqiptarët jashtë kufirit kanë identitetin e tyre ndryshe nga shqiptarët brenda kufirit.  Ata gjithmonë e shohin veten si pjesë e shoqerisë shqiptare të cilëve, për shkak të kushteve, ju ka rënë shorti të punojnë jashtë. Por ka ardhur koha që shqiptaret jashtë të organizohen më shumë atje ku janë dhe të kontribojnë më shumë për Shqiperinë.  Bota po globalizohet dhe po heq kufijtë, kurse ne shpesh ngremë mure edhe mes shqiptarëve. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe besoj se edhe kjo nismë ka si synim kryesor të shembë këto mure.


Friday, February 1, 2013

Some thoughts on a course on the history of Mathematics

What should be done in a "History of mathematics" course??

I did take such a course as a student, but never taught it.  However, it seems as it is NOT history of mathematics if you do not cover:

- solving the quintic
- doubling the cube, trisecting an angle, constructing an n-gon
- something from the theory of functions and theory of integration:  Legendre, Abel, Jacobi, Weierstrass, Riemann 

Indeed, I only understood the history of XVIII-XIX Europe after I had read the history of mathematics of that era.